E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha rrezon Topallin dhe mbron projektin e hedhur poshte

Takimi Kryeparlamentarja kerkonte shmangien e Coop Himmelb per projektin e dyte Cucinella

Parlamenti deshton ne tentativen per shmangien e projektit te firmes austriake Coop Himmelb dhe caktimin e projektit te firmes italiane Cucinella Architects per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar. Komiteti Shteteror per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar i mbledhur dje kishte pikerisht kete qellim qe te shpallte projekt e dyte italian Cucinella per ndertimin e objektit te ri dhe jo ate cfare juria nderkombetare kishte bere nje vit me pare te studios vjeneze Coop Himmelb. Argumentimi i ketij rrezimi ka qene fakti se kjo firme kerkon 10.8 per tarifen e projektit ne total. Kjo eshte cilesuar e papranueshme nga Kuvendi institucion i cili per me shume se nje vit nisi negociatat me kete firme. Me mbarimin e konkursit Kuvendi i Shqiperise nisi tratativat me studion fituese per lidhjen e kontrates per vazhdimin e projektit te zbatimit. Tratativat zgjaten relativisht nje kohe te gjate dhe perfundimisht studioja fituese kerkoi nje tarife projektimi prej 10.8 te vleres se ndertimit te objektit. Natyrisht kjo eshte nje vlere e larte e madhe dhe ne krahasim me studiot e tjera por edhe me praktiken boterore te projektimit te ketyre objekteve. Ne baze te Rregullores se Konkursit investitorit Kuvendit te Shqiperise i ka lindur e drejta qe pas negociatave me firmen fituese te kontaktoje firmat e tjera. Ne konkretisht kemi kontaktuar dy firmat e tjera ata kane konfirmuar vlerat ne rastin e firmes se dyte eshte 5.5 ndersa studioja e trete ka vlera te larta afersisht sa ajo e vendit te pare. Njesia e ndihmes e asistences prane Kuvendit i rekomandon qe vlera e projektit per projektimin e kompleksit parlamentar duhet te varioje nga kufijte 4.5-9 te vleres se ndertimit tha Arben Shtylla drejtor i Njesise. Por pas ketyre vleresimeve ka nderhyre Kryeministri i cili ka kerkuar qe te mos shmanget vendimi i jurise nderkombetare ku fituese eshte shpallur studioja vjeneze. Ky komitet nuk eshte juria. Vendimin e ka marre juria. Dua tju shtroj nje pyetje. Ne rast se juria do te kishte zgjedhur nje projekt i cili do te kushtonte edhe 5 apo 10 milione euro me shume se ky projekti i zbatimit do te dilte i barabarte me kete te 5.5 per qind. Ndaj njerezisht do te kerkoja nje vetepermbajtje pasi kemi te bejme me nje trupe zyrtaresh qe nuk duhet te dalin mbi zoterit e vleresimit te ketyre projekteve. Ata vleresuan si me te mirin projektin austriak te studios e arkitektit Prix per Parlamentin e kryeqytetin dhe une me gjithe dhimbjen qe ndiej per cdo qindarke te buxhetit te ketij vendi nuk e gjej veten se mund te vendos per nje shume te tille mosrespektimin e verdiktit te korifenjve te arkitektures europiane e boterore tha Berisha. Kaq ka mjaftuar qe oponentet e studios vjeneze te heshtin dhe fituese te shpallej projekti i Coop Himmelb.

LAJMI FUNDIT Presidenti Topi Berisha eshte bere humorist kohet e fundit 14 ore me pare ... Presidenti Bamir Topi i eshte pergjigjur mbremjen e sotme akuzave ... Lezhe manipuluan zgjedhjet e 8 majit ne Dajc tete komisionere ne gjykate 16 ore me pare ... Prokuroria e rrethit Gjyqesor Lezhe ka konstatuar se zgjedhjet lokale ... Edi Rama U vrane 26 persona asnje nuk u denua per vrasje 17 ore me pare ... Nje dite pas vendimeve te dhene nga Gjykata e Shkalles ... Bino Nisma per referendumin e plehrave eshte politike 24 ore me pare ... 13 mars 2012 gazeta-shqip.com- Zv/ministri i Mjedisit Taulant Bino ka ... Rruga e gjate drejt referendumit per mbetjet Analiza 2 dite me pare ... Gjergj ErebaraFirmat u mblodhen por shume pengesa te tjera ligjore mbeten per tu kapercyer Haxhinasto takon ambasadorin e OSBE-se Wollfarth 2 dite me pare ... 12 mars 2012 gazeta-shqip.com- Zv/kryeministri dhe ministri i Puneve te ...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›