Paloka Presidenti nga PD. Koha e ka treguar se mund te jete konsensual
Nenkryetari i grupit parlamentar te Partise Demokratike Edi Paloka thekson se Presidenti i ardhshem i vendit duhet te zgjidhet sipas Kushtetutes te cilen e kane miratuar me konsensus maksimal perfaqesuesit e opozites. Ne nje interviste per gazeten Shqip Paloka thekson se rasti i Presidentit Bamir Topi ka treguar se edhe nje drejtues shteti qe i perket mazhorances mund ta gjeje ujdine shpejt edhe me opoziten. Sa i perket partive te reja qe po ngrihen ne vend drejtuesit e te cilave synojne te marrin ne zgjedhje elektorat te djathte Paloka thekson se ato nuk e rrezikojne dot PD-ne. Kjo sepse deputeti demokrat eshte i qendrimit se keto parti jane te pozicionuara majtas dhe aktualisht po favorizojne Partine Socialiste. Sipas Palokes ish te perndjekurit politike duhet te kuptojne se PD eshte e vetmja force e cila ndonese me mundime ka arritur ti mbeshtese ata.
Zgjedhja e presidentit te ardhshem te vendit pritet te sjelle debate mes paleve politike ne vend nisur nga fakti se opozita por edhe nje pjese e mazhorances eshte e qendrimit se kjo figure duhet te jete konsensuale. Cili eshte mendimi juaj per kete zgjedhje dhe sa hapesire mendoni se duhet ti lere PD-ja aleateve te saj por edhe opozites ne kete proces
Ne e kemi bere te qarte edhe nepermjet kryetarit te partise se zgjedhja e Presidentit do te behet mbi bazen e Kushtetutes pra sic eshte percaktuar ne ndryshimet kushtetuese te propozuara nga Partia Socialiste ne vitin 2008. Ne vetvete kjo zgjedhje per mua mbledh edhe konsensusin sepse vete neni i cili percakton zgjedhjen e Presidentit mori konsensusin me te madh duke u votuar nga te gjithe deputetet ne Parlamentin shqiptar. Pra mendoj se menyra sesi Presidenti do te zgjidhet eshte e qarte pastaj per sa i perket emrave ato do te diskutohen kur tu vije koha do te merren mendime apo jo nga partite e koalicionit kjo eshte nje ceshtje per tu diskutuar.
Por a e ploteson zgjedhja e nje presidenti nga radhet e PD-se kushtin qe vendos Kushtetuta sipas se ciles kreu i shtetit duhet te jete nje figure unifikuese per popullin
Une mendoj jo vetem kaq por rasti i Presidentit aktual ka treguar se presidenti i zgjedhur nga nje mazhorance bashkohet edhe me palen tjeter keshtu qe nuk besoj se kjo perben ndonje problem.
Mendoni se procesi i zgjedhjes se presidentit per shkak te konflikteve qe mund te sjelle do te pengoje arritjen e konsensusit mes PD-se dhe PS-se per reformat qe kerkohen nga BE
Opozita eshte zotuar se do ti realizoje ato premtime qe ka shprehur ne kuader te marreveshjes se nenshkruar per miratimin e ligjeve qe kerkojne tre te pestat. Une vete hyj tek ata njerez qe jane skeptike sa i perket qendrimeve te Edi Rames pasi mendoj se lufta e tij kunder integrimit te Shqiperise ende nuk ka mbaruar. Fakti eshte qe ka pasur nje qendrim te tille ne rastin e pare kur Shqiperia priste te merrte statusin e vendit kandidat dhe ia arriti qellimit qe nepermjet bojkotimit te Parlamentit Shqiperia te mos e merrte kete status. Ia arriti edhe kesaj here kur pikerisht ne momentet qe po diskutohej nese do ta merrte apo jo Shqiperia statusin ai arriti te bllokoje nje nga ato ligje per te cilat kishte premtuar se do te votonte konkretisht Kodin Penal dhe menjehere sapo u mor nje vendim ai e kaloi kete ligj formalisht ne Parlament. Pra veprime te tilla mund te priten prape prej Rames por megjithate nga keto veprime ai qe demtohet politikisht eshte vete Rama pasi ai perfitimet kerkon ti kete politike. Sigurisht qe penalizohen edhe qytetaret shqiptare qe nuk marrin statusin e vendit kandidat per ne BE por politikisht ai qe do te penalizohet eshte vetem Rama.
A e sheh PD-ja partine e re te se djathtes qe po ngrihet si rrezik per perthithjen e elektoratit te saj. Kjo nisur edhe nga fakti se nje pjese e ish te perndjekurve politike dhe ish-pronareve theksojne se do ta mbeshtesin ate qe quhet partia e Topit nisur dhe zhgenjimi qe kane pesuar nga PD
Une nuk mendoj se partia e dikujt qe voton kryetarin e Partise Socialiste mund te shqetesoje te djathten pasi ajo parti tashme eshte e pozicionuar qarte. Nje njeri qe ka votuar kryetarin e Partise Socialiste do te ndertoje sot nje parti te re dhe kjo nuk besoj se do te vendose ne diskutim se cilit krah politik do ti perkasin themeluesit e saj. Edhe vete Rama duke e kuptuar pozicionin e kesaj partie po perpiqet ta hedhe kete parti larg vetes. Kjo sepse ai e di se me teper se mund te demtoje Partine Demokratike kjo parti demton vete PS-ne. Sa i perket ish te perndjekurve politike mendoj se pozicionimi i tyre duhet te jete me se i qarte. Nuk kam degjuar qe te kete te perndjekur qe jane bashkuar me partine e Topit. Por pakenaqesi edhe mund te kete jo gjithmone njerezit jane te kenaqur me gjithcka. Por nuk besoj se per te perndjekurit eshte veshtire te zgjedhin midis atyre qe i kane futur ne burg dhe atyre qe i kane nxjerre nga burgu ne vitin 1990. Kjo sepse ka qene Partia Demokratike ajo qe ka i ka kerkuar me force Ramiz Alise lirimin e te burgosurve politike te cilet ishin ende neper biruca dhe PD eshte partia qe prej kaq vitesh po perpiqet ta kompensoje me aq sa mundet vuajtjet qe kane pasur nga vitet e kaluara ne burg. Perballe tyre jane edhe ata qe i kane denuar dhe i kane futur ne burg jane ata me te cilet edhe partia e re qe po bashkohet pavaresisht se hiqet si parti e djathte. Perderisa ajo eshte nje parti qe mbeshtet dhe ben lojen e Partise Socialiste besoj se te perndjekurit me nje logjike normale e kane kete nje ceshtje te zgjidhur.
Ne skenen politike ka dale edhe nje parti e drejtuar nga ish-nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu i cili ka qene nje njeri i propozuar nga PD ne disa funksione publike. Mendoni se kjo parti do te marre elektorat te pakenaqur nga radhet e demokrateve
Dy grupimet e reja mbase edhe per gabime taktike te drejtuesve te tyre nuk kane ditur te luajne dhe e kane pozicionuar veten majtas pavaresisht se si hiqen dhe nga vijne personazhet te cilet drejtojne keto forca politike. Ata vertet mund te vijne nga Partia Demokratike por fakt eshte qe sot jane pozicionuar ne koalicionin e majte. do dite mbrohen dhe iu behet propagande nga mediat e majta dhe nga kryetari i Partise Socialiste. Ne kete kuader edhe per kete kryetarin tjeter nuk ka ndonje dyshim se ku do te pozicionohet.
LAJMI FUNDIT Presidenti Topi Berisha eshte bere humorist kohet e fundit 14 ore me pare ... Presidenti Bamir Topi i eshte pergjigjur mbremjen e sotme akuzave ... Lezhe manipuluan zgjedhjet e 8 majit ne Dajc tete komisionere ne gjykate 16 ore me pare ... Prokuroria e rrethit Gjyqesor Lezhe ka konstatuar se zgjedhjet lokale ... Edi Rama U vrane 26 persona asnje nuk u denua per vrasje 17 ore me pare ... Nje dite pas vendimeve te dhene nga Gjykata e Shkalles ... Bino Nisma per referendumin e plehrave eshte politike 24 ore me pare ... 13 mars 2012 gazeta-shqip.com- Zv/ministri i Mjedisit Taulant Bino ka ... Rruga e gjate drejt referendumit per mbetjet Analiza 2 dite me pare ... Gjergj ErebaraFirmat u mblodhen por shume pengesa te tjera ligjore mbeten per tu kapercyer Haxhinasto takon ambasadorin e OSBE-se Wollfarth 2 dite me pare ... 12 mars 2012 gazeta-shqip.com- Zv/kryeministri dhe ministri i Puneve te ...