Berisha, sfide opozites: Beni mocion ndaj meje Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha, fton opoziten qe te veje ne prove, votat e koalicionit qeverises, duke kerkuar mocion per kryeministrin, pasi po aludon se ato nuk jane. Duke ju pergjigjur akuzave te kryetarit te grupit socialist, Gramoz Ruci, se qeveria "de jure" eshte e rrezuar politikisht pasi nuk ka numrat per te votuar ndryshimet ne ligjin per SHISH, kreu i qeverise i tha se ne cdo rast mund te provoje votat e mazhorances. "Ky koalicion e ka jeten e gjate. Te ftoj qe te provosh votat, kur te duash. Une ketu jam, madje ushtroj edhe te drejten e kryeministrit e mbledh Kuvendin jashte radhe, hajde provoji kur te duash votat e mazhorances. Une jam dakord qe te vij ne cdo kohe. Por ai qe ju ka sjelle ketu, ju ka lene pa kokrra", u shpreh kryeministri ne replike me Rucin. "Sot vihet ne diskutim, qeverisja jote, numrat e tu. Thojani publikut shqiptar, qe sot ju jeni ne nje krize politike. Sot ju "de jure" jeni rrezuar politikisht si qeveri", sa tek ata qe jane ne sallen e Parlamentit, aq edhe tek ata qe s'jane ne sallen e Parlamentit", ka akuzuar Ruci, duke provokuar serish kryeministrin. "Per sa i perket votave te ftoj te besh nje mocion, po jeni pa kokrra mo zoteri, se ai qe ju ka prure ju ketu ju ka lene pa kokrra. Prandaj s'beni dot mocione ju, beni mocion dhe provojeni. Bejeni mocionin dhe une ju vij neser ne mocion. Ju erdhet qendruat 19 dite aty para deres time dhe ja ku jemi prape ne keto pozicione, mund te vini te rrini dhe dy muaj te tjera absolutisht ju respektoi, po nuk beni dot mocion ju. Para se me u fut ketu e dini vet se c'ju ka bere ai. Mundesisht para se te flasesh per krizen bej mocion dhe e therras ne menyre te vecante Parlamentin nga e drejta qe me jep ligji dhe te bejme mocion qe neser", ka qene serish replika e Berishes me Rucin. Perplasja nisi per ndryshimet ne buxhetin e shtetit, e cila ishte e vetmja pike e diskutuar ne seancen e djeshme, te fundit plenare. "Me sa pame, nuk je aq i semure sa the dhe ne ju urojme shendet te plote. Por je i semure politikisht qe ben sikur nuk ka ndodhur asgje. Ju jeni "de jure te rrezuar politikisht si qeveri, pasi nuk keni numra. Ju heshtni per cdo akuze, per korrupsioni dhe beni demagogjine e radhes, mashtroni", tha Ruci. Sipas tij, opozita e paralajmeroi qe ne dhjetor te vitit te kaluar, ndryshimet ne buxhetin e shtetit, ne nje kohe qe mazhoranca vetem sot ben ndryshime. "Jepni pergjigje zoti kryeminister, per korrupsionin qeveritar, per krizen ekonomike, politike dhe te demokracise", tha Ruci. Deklaratat e tij, kreu i qeverise i cilesoi si nje tablo ekonomike dhe politike e bere nga tavolinat e Fidelit. "Ju jeni milionere, jeni ulur ketu si milionere, kur nuk e keni kaluar as klasen. Po ku eshte kriza more zoterinj. Nxirrni Shkelqim Canin, nje dordolec te ekonomise qe une e njoh prej kohesh, qe kur u votua dhe u shkarkua ketu. Si ka mundesi qe opozita te thote qe rritja e pensioneve eshte nje veprim kriminal, kur ju fondin e pensioneve e kishit 50 miliarde leke ne e kemi cuar mbi 100 miliarde. I bej thirrje cdo pensioni shqiptar, qe te kontrolloje fondet dhe shifrat", tha Berisha. Madje kryeministri i beri thirrje edhe opozites, qe po te doje, le te ngreje nje komision hetimor dhe te marre e te shoh nga afer shifrat dhe ndryshimet, arritjet ne buxhet. "Po ku i keni votat ju. Me mire te votoni kunder, se keni 64 deputete, se sa nuk jepni asnje vote kunder. Thate se ne maj bie qeveria nga kriza ekonomike, ja ku jam une, po hiqni dordolecet ne ekonomine tuaj. Ta dini se Shqiperia ne fund te ketij viti, do te kete rritjen me te madhe ne ekonomi", tha Berisha.
130 Milione
Euro, sipas Kryeministrit Sali Berisha, pritet qe te arketohen kete vit, vetem nga funksionimi i rruges Durres-Kukes. Sipas Berishes, vendi nuk eshte ne krize ne ekonomike, duke akuzuar opoziten per mashtrime.
Berisha zbardh notat e ligjvenesve socialiste, reagime te forta per ironine
"Deputetet e PS, rezultate te dobeta ne shkolle"
Akuzat e opozites per buxhetin e shtetit dhe se vendi eshte ne krize te rende ekonomike, kryeministri Sali Berisha, i perktheu si mungese e njohurive te deputeteve socialiste, te cilet kane marre nota te keqija ne shkolle dhe jo pak kane mbetur ne klase. "Degjoni, i kam notat tuaja, i kam pare regjistrat dhe e di sa kapacitet keni. Ju keni mbetur ne klase. Zonja Arta Dade, 6.5 ke marre, Arben Malaj, nxenesi me i keq, 5 e ke kualifikimin. 7 zonja Seseri. Me te larten e ka Agim Leka me Shegushen, 9.5 dhe 9.8, se ne fjalimin per diplomen, mbajti fjalen e kryetarit. Ju zonja Dade, betohuni se do te rrezoni Sali Berishen, por deri ne ate kohe, do te rrezohesh nja dhjete here vete. Komandant, ti nuk ke note, ty nuk te vejne se te kane frike", tha kryeministri. Lista e notave te bera nga Berisha, acaroi deputetet e permendur, te cilet me radhe dolen te bejne pergenjeshtrimin. "Eshte e vertete qe gjate gjithe jetes sime, kam marre vetem nota 10-ta. Si avokate kam qene e shkelqyer, e suksesshme dhe kam perfaqesuar denjesisht deri tani popullin qe me ka votuar. Por, ja ku po them se kryeministri eshte rast i pashprese, sepse kemi para syve nje familje kryeministrore qe shton apartamente, ministra qe deklarojne si pa te keq miliona, kemi nje qeveri kryesisht te korruptuar", replikoi Ligori, duke thene se si avokate nuk do ta merrte kurre persiper te mbroje kryeministrin. Ashper reagoi edhe deputetja Rudina Seseri. "Eshte fakt zoti kryeminister qe ekonomia eshte ne krize, kur ke eksporte te paperfillshme, keqperdorim te fondeve publike, korrupsion galopant, pastrim te te ardhurave", tha ajo, duke e akuzuar se nuk merr vesh fare nga ekonomia. Nderkohe qe me ironi, socialisti Arben Malaj, tha se te pakten ai ka mundesi si i ri qe eshte, te hyje per permiresim note, nderkohe qe Berisha jo, pasi eshte kapur duke vjedhur.
Akuzat
Kreu i qeverise, akuzoi dje deputetet socialiste se flasin per krize ekonomike, pasi nuk njohin mire shifrat. Sipas tij, notat e deputeteve socialiste ne diplomim, jane teper te uleta dhe madje kane mbetur ne klase.
Ftesa per Opoziten
"Per sa i perket votave te ftoj te besh nje mocion, po jeni pa kokrra more zoteri, se ai qe ju ka prure ju ketu ju ka lene pa kokrra. Prandaj s'beni dot mocione ju, beni mocion dhe provojeni. Bejeni mocionin dhe une ju vij neser ne mocion. Ju erdhet qendruat 19 dite aty para deres time dhe ja ku jemi prape ne keto pozicione, mund te vini te rrini dhe dy muaj te tjera absolutisht ju respektoi, po nuk beni dot mocion ju. Para se me u fut ketu e dini vet se c'ju ka bere ai. Mundesisht para se te flasesh per krizen bej mocion dhe e therras ne menyre te vecante parlamentin nga e drejta qe me jep ligji dhe te bejme mocion qe neser".