E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rryshfeti, pranga kreut te Permbarimit

Nje qytetar e ka denoncuar Shimken, i cili i kishte kerkuar 1 milion leke, per zbatimin e nje vendimi
Vlore-Vihet ne prangat e policise se Vlores, kryetari i Zyres se Permbarimit, Ernest Shimka, i cili kishte vetem 3 jave qe ishte komanduar ne kete detyre. Ai eshte arrestuar ne kushtet e flagrances, pasi ka konsumuar vepren penale te "Korrupsion pasiv i funksionareve te tjere te organeve te drejtesise", parashikuar ne nenin 319/a t Kodit Penal. Operacioni i koduar "Permbaruesi", eshte organizuar pas nje bashkepunimi midis bluve te Vlores dhe njesise Takse- Force, prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Vlore. Hetimet per vertetimin e kesaj akuze, nisen pas kallezimit te bere nga nje qytetar, te cilit i kishin kerkuar nje sasi parash prej 1 milion leke, me qellim venien ne zbatim te nje vendimi gjyqesor nga Permbarimi. Qyetari i cili kishte pesuar nje aksident rrugor dhe kishte humbur aftesine normale te jeteses, kerkonte te zbatohej vendimi per demshpermblim nga nje kompani sigurimesh. Policia pasi ka kryer arrestimin ne kushtet e flagrances, ndaj kreut te Permbarimit Shimka, ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale, sasine e parave prej 1 milion lekesh dhe dokumente te tjera qe relatojne me ceshtjen ne fjale. Detajet e operacionit, jane sqaruar per mediat ne nje konference per shtyp, nga Drejtori i Policise se Vlores, Ylli Metko dhe prokurori i ceshtjes, Maksim Sota. Kreu i Zyres se Permbarimit Ernest Shimka, 28 vjec, prej tre vjetesh kishte punuar si permbarues prane kesaj zyre, nderkohe qe tre jave me pare u komandua kryetar i saj.
Denoncimi
Nje qytetar nga Vlora me inicialet A.S, qe ka bere kallezimin ne policine e Vlores, ka mbetur i demtuar fizikisht ne nje aksident rrugor, ku ai udhetonte si pasagjer. Pas ketij aksidenti ai kishte humbur, disa aftesi per te jetuar normalisht. Sikunder e parashikon ligji, ky person ne baze te vendimit te dhene nga gjykata, duhej te demshperblehej nga kompania siguruese, me nje vlere parash rreth 10 milion leke. Por, per te nisur procedura e zbatimit te ketij vendimi te dhene nga gjykata, duhej te vepronte Zyra e Permbarimit. Prej kohesh A.S, po tentonte te siguronte venien ne levizje te procedures ligjore, kompetence kjo e zyres permbarimore Vlore, por nuk po ia dilte dot te gjente zgjidhje. Nga kontaktet e vazhdueshme me kreun e ri te permbarimit, ky i fundit i kerkoi nje sasi parash prej 1 milion lekesh, me qellim qe te fillonte zbatimi i vendimit. Pasi rane dakort verbalisht, i demtuari kishte vendosur diten e dorezimit te parave, nderkohe qe paralelisht kishte bere edhe kallezimin ne polici. Takimi ishte lene dje rreth ores 15.00, kur i interesuari A.S, i dorezoi kreut te Permbarimit, edhe sasine e parave te kerkuara. Pikerisht ne kete moment, blute e Vlores, realizuan arrestimin ne flagrance te Ernest Shimkes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›