E Diel, 1 Nëntor 2026

Garda denoncon deputetin Kadeli, goditi gardistin

Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësja e këtij institucioni, Valbona Ndreka, e cila saktësoi se goditja e efektivave të Gardës së Republikës gjatë ushtrimit të detyrës në Parlament përbën vepër penale të përsëritur dhe dicka e tillë nuk do të tolerohet më.

Në deklaratë theksohet se sipas Nenit 20, pika 1, të ligjit nr.8869, datë 22.05.2003 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, “Punonjësi i Gardës së Republikës në shërbim ose për shkak të shërbimit, është i paprekshëm. Fyerjet, kundërshtimet dhe çdo veprim i dhunshëm ndaj tij dënohet sipas dispozitave të Kodit Penal”. “Garda e Republikës në kryerjen e detyrave zbaton vetëm ligjin, të cilin duhet ta respektojnë të gjithë”.

I gjithë incidenti gjatë seancës së djeshme plenare është i filmuar dhe pamjet filmike do të shërbejnë si prova për të akuzuarin si dhe për nxjerrjen e përgjegjësive nga ana e gardistëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›