E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha “shpjegon” zhvlerësimin e euros/ Mahmutaj: Ai u solli shqiptarëve skemat piramidale, sot fajëson qeverinë

Gazetari Fatos Mahmutaj, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, ka kritikuar ashpër Sali Berishën, duke e akuzuar se po mban peng opozitën dhe po pengon promovimin e figurave të reja në Partinë Demokratike. Mahmutaj komentoi gjithashtu zhvlerësimin e monedhës euro dhe akuzat e Berishës ndaj qeverisë shqiptare, duke bërë një paralelizëm me skemat piramidale të viteve 1994–1997.

Sipas Mahmutajt, zhvlerësimi i dollarit gjatë qeverisjes së Berishës në vitet ’90 dhe kolapsi i firmave piramidale sollën pasoja të rënda për shqiptarët. Ai argumentoi se Berisha nuk është në pozitat për të kritikuar qeverinë aktuale për çështjet ekonomike, duke e akuzuar për hipokrizi.

“Berisha del dhe bën si puna e virgjëreshës në bordello, përpiqet t’ia hedhë fajin qeverisë shqiptare”, u shpreh Mahmutaj, duke kritikuar qëndrimet e ish-kryeministrit për ekonominë dhe zhvlerësimin e monedhës.

Gjatë intervistës, gazetari komentoi edhe çështjen e kontrabandës, duke kundërshtuar krahasimin e saj me veprimet e qytetarëve dhe duke pretenduar se gjatë qeverisjes së Berishës kontrabanda kryhej edhe në nivele shtetërore. Në përfundim, Mahmutaj e zhvendosi kritikën te situata brenda Partisë Demokratike, duke akuzuar Berishën se ka bllokuar funksionimin dhe rinovimin politik të opozitës.

“Shiko, unë do mendoj, unë do thoja kështu, nuk do bëja krahasim me kontrabandën, por do bëja krahasim me piramidat e Berishës para 1997 meqë po flasim për paratë. Të paktën qeveria shqiptare e ka zhvlerësuar euron e ka zhvlerësuar nga viti në vit. Pra nuk ka nuk i ka bërë zhvlerësim drastik, po ishte Berisha ai i cili bëri zhvlerësim drastik dollarit amerikan dhe monedhave të tjera të kohës. Pra në vitin duke filluar nga viti fundit 1994 deri në fillim të 1997 me firmat piramidale të famshme të tij. ë dhe në momentin kur skemat ponzi, pra firmat piramidale ranë dhe u çmontuan, arriti dollari amerikan atëherë domethënë ka arritur një me gjak një me 160. Pra ka arritur atë vlerë që euro nuk e ka pasur kurrë dhe kjo ishte falë Berishës dhe falë gabimeve trashanike dhe dashakeqësive të Berishës në qeverisjen e shqiptarëve. Pra duke qenë domethënë se Berisha i ka bërë vetë këto lloj këto lloj historirash, këto lloj skemash, këto lloj mashtrimesh dhe këto lloj problemesh që ua ka sjellë shqiptarëve, tani Berisha del dhe bën domethënë si puna e virgjëreshës në bordello ë përpiqet domethënë që të t’i hedhë fajin qeverisë shqiptare. pse ka rritur ekonominë. Domethënë kjo është skandaloze.

Është e thjeshtë fare. Shteti bënte kontrabandë për llogari të xhepit të Berishës me trena, kurse qytetarët bënin me makina. Më kujtohet ajo shprehja e kohës së Zogut që kur italianët kishin sjellë njëherë një vapor me ndihma në Durrës në kohën e Zogut domethënë dhe akuzoheshin ata fshatarët të cilët ngarkonin gomerët, pra ngarkonin kafshët për të marrë ndihma. Ndërkohë qeveritarët ngarkonin makinat. Atëherë kush e bënte dëmin më të madh dhe u ngelej dëmi më i madh u ngelej fshatarëve. Domethënë nuk i ngelej dëmi atyre që ngarkonin makinat, po atyre që ngarkonin gomarët.

Domethënë kjo është një lloj një lloj hipokrizie që nuk shkon asgjëkundi. Tani Berisha bënte kontrabandë me tren, njerëzit bënin kontrabandë me çisterna të sajuara nëpër vetura.Berisha po e mbyll me turp. Kaq. Domethënë është e kotë që të hallakatemi më tej.

Është njeri që po mban peng opozitën, një njeri që ka bllokuar përfundimisht opozitën, një njeri që ka bllokuar domethënë çdo lloj promovimi të zërave të rinj në Partinë Demokratike, e ka mbyllur atë, e ka mbyllur me ata pak emra që ka besnikë dhe po e çon partinë çdo ditë poshtë e më poshtë.”, tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›