E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha shtyhet me Del Pieron, shënon dhe fiton

Besart Berisha vazhdon të shënoj gola në kampionatin australian. Sulmuesi kosovar ka shënuar 1 gol në fitoren e Brisbane Roar ndaj Sydney.

Berisha shënoj golin e parë në ndeshje në minutën e 29 të ndeshjes. Brisbane fitoj me rezultat 3 me 1, ndërsa Berisha mposhti kundërshtarin e tij në garë për golashënuesin më të mirë në ligë, legjendarin italian Alesandro Del Piero.

Berisha ka tani 14 gola, aq sa edhe Del Piero ndërsa ka 2 gola më pak se Mc Breen që është golashënuesi më i mirë në ligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›