Takimi i djeshëm, Barcelona-Bayern

Një takim i rastësishëm thuhet të ketë ndodhur dje mes zyrtarëve të Barcelonës dhe Bayern Munchen. Sipas mediave gjermane takimi ka ndodhur dje në Barcelona në mes të ditës.
Përfaqësuesit e klubit gjerman ishin Pep Guardiola, Drejtori Sportiv Mathias Sammer dhe zv/presidenti Karl-Heinz Rumennigge.
Në qëndër të bisedimeve ka qënë dëshira e ish trajnerit katalanas Guardiola për të patur në stafin e tij teknik Manel Estiarte, përgatisësin atletik Emili Ricart dhe Domenec Torrent e Carles Planchart, që të katër pjesë e Barcelonës./Indeksonline/