Redknap: QPR mbijeton, nëse luan si Barcelona

Trajneri i skuadrës angleze QPR, Harry Redknapp ka deklaruar se skuadra e tij mund të mbijetoj vetëm nëse ata luajnë si Barcelona në këto javët e fundit. Redknapp tha se do të jetë e vështirë por jo e pamundur.
"Barcelona është skuadra më e mirë në botë pa asnjë dyshim. Ne duhet të ndjekim rrugën e tyre nëse dëshirojmë që të mbijetojmë. Ata luajnë me pasime të bukura, punojnë shumë dhe kanë disiplinë në skuadër. Kjo është mënyra që ne duhet të luajmë tani nëse dëshirojmë që të mbijetojmë në ligë" deklaroj Redknapp./Indeksonline/