Berisha siguron Avokatin e Popullit per mbeshtetjen e qeverise

Zyra shtypit e kryeministrise beri te ditur se ryeministri Berisha zhvilloi nje takim me Avokatin e ri te Popullit Igli Totozani ku e uroi per detyren e rendesishme duke e cilesuar rolin kushtetues te tij me rendesi themelore ne mbrojtjen e te drejtave te njeriut. Kryeministri Berisha u shpreh se me zgjedhjen e zotit Totozani u permbyll nje proces i rendesishem per te cilin mazhoranca kishte treguar prej kohesh gatishmeri te plote ne pranimin e kandidaturave te propozuara nga opozita. Kryeministri gjithashtu e siguroi Avokatin e Popullit per mbeshtetjen e plote nga ana e qeverise shqiptare te punes se ketij institucioni dhe gatishmerine per te bashkepunuar si ne konsultimin per hartimin e legjislacionit te nevojshem qe ka lidhje me te drejtat e njeriut ashtu edhe ne zbatimin e rekomandimeve te Avokatit te Popullit ne lidhje me problemet e konstatuara ne respektimin e ketyre te drejtave. Ndersa Avokati i Popullit nga ana e tij e falenderoi kryeministrin Berisha per mbeshtetjen qe ai i dha ne ushtrimin e detyres se tij duke cmuar se mazhoranca e gjere me te cilen u votua kandidatura e tij e angazhon ate akoma me shume ne kryerjen e detyres ne perputhje me Kushtetuten ligjin dhe larg ndikimeve politike ne interes vetem te qytetarit. Gjithashtu ne kete takim u nda i njejti mendim ne lidhje me nevojen per tu fokusuar ne ceshtje me rendesi themelore ne respektimin e te drejtave te njeriut.