Berisha siguron Moore: Nëse PS sjell kandidaturat për KQZ në Kuvend, i votojmë
TIRANË- Jonathan Moore, Drejtori për Europën Qëndrore dhe jugore në Departamentin Amerikan te Shtetit ka nisur që sot në mëngjes takimet në Tiranë. Që në orën 08:30 zyrtari i lartë amerikan ka nisur në selinë rozë një takim me kreun e PS-së Edi Rama, ndërsa më pas u takua me kreun e LSI-së, Ilir Meta.
Situata parazgjedhore dhe çështja e KQZ-së pritet të jetë pjesë edhe e bisedimeve të Drejtorit për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, i cili parashikohet të rikthehet në Tiranë.
Moore rikthehet në Tiranë pas afro një muaji nga vizita e tij e fundit, e cila përkoi pikërisht me lëvizjet në Komisionin Qendror.
Socialistët pretendojnë se ndërhyrja sipas tyre e dhunshme e shumicës me zëvendësimin e anëtarit të LSI-së në KQZ, mund të riparohet vetëm me një riformatim të Komisionit Zgjedhor. Por demokratët e kanë hedhur poshtë një gjë të tillë, duke akuzuar opozitën se me lënien bosh të vendeve në KQZ kërkon të njollosë procesin zgjedhor.
BERISHA: REZULTATI IZGJEDHJEVE TË PRANOHET NGA TË GJITHA PALËT
Ora 19:38 Kryeministri Berisha priti Drejtorin e Zyrës për Çështjet e Europës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit te Shteteve të Bashkuara, z. Jonathan Moore, i cili shoqërohej nga Ambasadori Aleksandër Arvizu.
Kryeministri Berisha nënvizoi se fushata zgjedhore ka filluar prej mëse dy muajsh dhe ka qenë një fushatë e civilizuar dhe me ecuri normale. Ai shprehu bindjen se të gjitha partitë kanë interes dhe mbështesin një proces zgjedhor me standardet më të larta dhe e garantoi z. Moore se mazhoranca ka bërë dhe do të bëjë gjithçka për të siguruar këto standarde për zgjedhjet e 23 qershorit.
Kryeministri e njohu shkurtimisht z. Moore me përgatitjet zgjedhore, ku vuri theksin në përmirësimin e madh të kornizës ligjore, infrastrukturës së votimit dhe asaj të numërimit. Kryeministri theksoi se një mision i fortë vëzhgimi i përbërë OSBE/ODIHR, shtetet antare të OSBE, Këshilli i Evropës, Parlamenti Evropian, etj, është një garanci e madhe për transparencën e procesit dhe besueshmërinë e rezultatit zgjedhor. Në këtë kuadër, Kryeministri nënvizoi rëndësinë e pranimit të rezultatit nga të gjitha palët.
Në takim u diskutua edhe në lidhje me KQZ-në dhe nevojën për plotësimin e vendeve në të. Kryeministri Berisha shprehu gatishmërinë që kjo çështje të zgjidhet sa me shpejt në zbatim të Kodit Zgjedhor. Në këtë kuadër, Kryeministri u shpreh se, në kushtet kur Kuvendi nuk ka marrë ende vendim për të pranuar dorëheqjet dhe shpallur vakancat e tri vendeve të opozitës në KQZ, anëtarët e dorëhequr mund të rikthehen në detyrë menjëherë. Si alternativë, Kryeministri theksoi se mazhoranca është e gatshme që, nëse opozita dërgon kandidatura të reja në Kuvend, t'i votojë ato në seancën e jashtëzakonshme të datës 30 maj.
RAMA PAS TAKIMIT ME MOORE, VIZITË NË AMERIKË
Ora 18:15 kreu i PS-së, Edi Rama, paralajmëroi një vizitë në Amerikë, menjëherë pas takimit Drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit të SHBA, z.Jonathan Moore sot në Tiranë.
Lajmin e konfirmoi vetë Rama gjatë një bashkëbisedimi me simpatizantë dhe qytetarë të Korçës, ku mbajti takimin elektoral të rradhës, bëri me dije se sot u drejtua ambasadës për të marrë një vizitë.
"Kjo është fushata kur cdo vajzë apo cdo djalë, duhet të bëjë gjithçka për të cliruar prindërit që janë robër të pushtetit. Cdo vajzë dhe cdo djalë duhet te përfshihet në fushatë. Sot isha në ambasadën amerikane se duhet të marr një vizë dhe pashë një poster për zgjedhjet, voto respektoi te shkuarën dhe lufto për të ardhmen”, deklaroi Rama.
Ende nuk dihen arsyet e udhëtimit të Ramës drejt SHBA-së dhe axhenda e takimeve të tij.
META: MOORE KËRKON MIRATIMIN E 3 LIGJEVE, BERISHA TË MOS NDËRROJË MENDJE DERI TË ENJTEN
Ora 17:00-Kryetari i LSI, Ilir Meta në një dalje për mediat bëri të ditur detaje nga takimi që pati sot pasdite me Jonathan Moore, Drejtorin për Europën Qëndrore dhe jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Meta theksoi se në fokus të diskutimit kanë qenë 3 ligjet dhe mesazhi i mirë që do të përcillte në këto prag zgjedhje miratimi i tyre në Kuvend.
“Kemi biseduar për zgjedhjet e 23 qershorit, kemi shprehur kënaqësinë të dyja palët për mundësinë e miratimit të 3 ligjeve ditën e enjte në Kuvendin e Shqipërisë si një akt i përgjegjshmërisë së përbashkët ndaj të ardhmes së përbashkët të vendit, një e ardhme që përkrahet fuqimisht nga SHBA.
Kemi marrë inkurajim për miratimin e 3 ligjeve që do të krijojnë një lehtësi për marrjen e statusit të vendit kandidat brenda këtij viti, por dhe do jetë një mesazh shumë i mirë për klimën elektorale ku partitë të luftojnë deri në fund për çdo votë. Por ky proces deri në fund t’i shërbejë vendit”.
Meta theksoi se me Moore është diskutuar edhe çështja e KQZ-së.
“Bëra të qartë interesin tonë që të rivendoset besimi, konsensusi dhe integriteti i KQZ-së. Por në çdo rast kam shprehur vendosmërinë tonë për të marrë pjesë në të gjithë nivelet e tjera të administrimit zgjedhor më 23 qershor”- tha Meta.
I pyetur nëse ai si kryetar i LSI do pranonte të bënte një debat televiziv me Berishën, Meta tha se këto janë cështje sekondare krahasuar me cështjet që shtrohen aktualisht.
“Berisha e Rama, ata kanë 4 vjet që e kanë lënë këtë debat. Ata të bëjnë njëherë debatin mes tyre, pastaj unë këtu jam i gatshëm dhe për debate, por ajo që është më e rëndësishme është se z Berisha duhet të kuptojë se është shumë e rëndësishme të mos ndërrojë mëndje për 3 ligjet deri të enjten dhe të kontribuojë sa i takon 23 qershorit dhe pas kësaj date. Këto të tjerat janë cështje sekondare”.
ZYRTARI I DASH-it PRITET NGA BERISHA NE KRYEMINISTRI
Ora 14:25 - Zyrtari i DASH-it, Jonathan Moore, i shoqëruar edhe nga ambasadori amerikan Arvizu mbërritën në selinë e kryeministrisë rreth orës 14:25, ku po zhvillojnë një takim me shefin e qeverisë Sali Berisha. Në fokus të bisedimeve pritet të jenë përgatitjet për zgjedhjet e 23 qershorit si dhe situata në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili po funksionon prej disa javësh vetëm me 4 anëtarë.
RAMA: SHBA KONTRIBUT PËR ZGJEDHE TË NDERSHME E TË LIRA
Ora 13:20- Zyrta e shtypit të Partisë Socialiste zbardh takimin e kreut të PS Edi Rama me Drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit të SHBA, z.Jonathan Moore.
Sipas zyrës së shtypit të PS, gjatë takimit, “Rama falenderoi të dërguarin e Departamentit të Shtetit për vizitën e tij në Tiranë brenda një kohe të shkurtër duke e vlerësuar atë si një shenjë konkrete të interesimit të SHBA dhe mbështetjes që ata i japin Shqipërisë dhe popullit shqiptar në këtë moment vendimtar për demokracinë dhe shtetin ligjor në Shqipëri. Ai falenderoi SHBA për kontributin e tyre të vazhdueshëm dhe konkret që japin për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri duke vënë në dukje rolin e pazëvendësueshëm që SHBA luajnë në forcimin e demokracisë në vendin tonë”.
Më tej theksohet se “Gjatë takimit u shkëmbyen mendime lidhur me rolin, gjendjen dhe funksionimin e institucioneve të pavarura të administrimit të zgjedhjeve përfshi Komisionin Qendror të zgjedhjeve dhe problematikën më të cilën ndeshet ai. Zoti Rama ndër të tjera vuri në dukje se Partia Socialiste si promotore e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian është e gatshme të votojë për kuadrin ligjor të nevojshëm për këtë qëllim”
Ndërsa shtohet se, “Zoti Moore rikonfirmoi angazhimin e vazhdueshëm të SHBA si përmes ambasadës në Tiranë ashtu edhe kontributit konkret njerëzor dhe financiar për zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje më standardet ndërkombëtare dhe në respekt të ligjit. Ai vuri në dukje se SHBA do të ndjekin nga afër të gjithë procesin si para ashtu edhe pas zgjedhjeve duke bërë thirrje dhe shprehur besimin se të gjithë palët do të mbajnë parasysh interesat më të mira të popullit shqiptar, të respektojnë ligjin dhe të njohin rezultatin e zgjedhjeve duke theksuar se procesi zgjedhor është i një rëndësie të veçantë”.
SELAMI TAKON MOORE: KQZ, NA TAKON TA ZGJIDHIM MBI BAZËN E LIGJIT TONË
Ora 12:54 - Pas takimit me kryetarin e PS-së, Edi Rama, zyrtari i DASH-it, Jonathan Moore zhvilloi një takim me kandidatin e PD-së për deputet, Eduard Selami. Pas takimit, Selami deklaroi për mediat se e garantoi Drejtorin për Europën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, për angazhimin dhe vendosmërinë e PD-së për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe me standarde.
I pyetur nga gazetarët nëse zyrtari i DASH-it kishte sugjeruar gjatë takimit ndonjë alternativë të mundshme për zgjidhjen e ngërçit në KQZ, Selami theksoi se çështja e institucionit të zgjedhjeve duhet të zgjidhet mbi bazën e legjislacionit shqiptar.
“KQZ-ja është një problem që na takon ne shqiptarëve që ta marrim, mbi bazën e ligjit tonë. PD është e interesuar për funksionimin e KQZ-së me 7 anëtarë”,- deklaroi Selami.
TAKIMI ME RAMEN, MOORE: SYNOJME BESIMIN E SHQIPTAREVE TEK ZGJEDHJET
Ora 09:40- Ka zgjatur rreth një orë takimi i zyrtarit të Lartë të DASH, Jonathan Moore me kreun e PS-së Edi Rama, në selinë rozë. Në këtë takim Moor shoqërohej nga ambasadori i SHBA-ve Aleksandër Arvizu.
Në pëfundim të takimit ai ka deklaruar se pritet të përmbyllë vizitën e tij nesër pasdite dhe se do të ketë takime me krerët më të lartë të shtetit. Moor tha se pas Ramës do takohet me kryeministrin Berisha e kreun e LSI-së, Ilir Meta.
“Ky ishte takimi im i parë në kuadër të vizitës dhe do të kem takime të tjera sot dhe nesër. Pata kënaqësinë të takoj zotin Rama, dhe do të takohem edhe me kryeministrin Berisha dhe zotin Meta. Dhe në fund të vizitës, nesër pasdite do të kem më shumë për të thënë. Ky është vetëm fillimi i vizitës,” tha Moore.
I pyetur nëse shpresonte në një marrëveshje për KQZ, Moore tha: “Sigurisht që ne do të na pëlqente të shikonim, siç e kemi thënë shpesh dhe siç e ka bërë të qartë edhe ambasadori ynë këtu Alexandër Arvizu, dhe të sigurohemi që shqiptarët të kenë besim te proçesi dhe institucionet zgjedhore dhe tek rezultati i zgjedhjeve të 23 Qershorit, që janë shumë afër. Por më shumë do të flas në fund të vizitës sime,” tha zyrtari i DASH.
(ma.ar/er.nu/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Selami takon Moore: KQZ, na takon ta zgjidhim mbi bazën e ligjit tonë Moore takon Zaganjorin: Vlerësoj bashkëpunimin e gjyqësorit me ekspertët amerikanë VIDEO: Zyrtari i DASH, Moore takon Ramën: Të garantohet procesi zgjedhor në Shqipëri