Malaj: PS të kushtëzojë miratimin e 3 ligjeve me zgjidhjen e ngërçit në KQZ
TIRANË-I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, kandidati i pavarur për deputet në Vlorë për zgjedhjet e 23 qershorit, Arben Malaj kërkoi nga Partia Socialiste që të kushtëzojë miratimin e 3 ligjeve në seancën e së enjtes me zgjidhjen e ngërçit në KQZ. Malaj apelon krerët e partive, që ta kthejnë këtë seancë të se enjtes, në zgjidhjen e dy krizave në vend.
“Në kuadrin ligjor që ka Shqipëria, përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve në në të gjitha elementet e saj është qeveria. Nga ana tjetër opozita duhet të ketë një këndvështrim pozitiv që ndihmon, që në tërësinë e zgjedhjeve, zgjedhjet të jenë të lira.
Në këtë rast me një KQZ me 4 anëtarë zgjedhjet janë të paragjykuara, duhet të ketë një përgjegjësi të përbashkët. 3 ligjet. Ka dhe një interes praktik nga opozita e ardhshme ta zgjidhë këtë ngërç para zgjedhjeve. Momenti më i mirë është tani.
Partia Socialiste ka momentin e artë që ta kushtëzojnë këtë problem me zgjidhjen e KQZ.
Në këtë rast nuk është një qëndrim tekanjoz, por që i shërben Shqipërisë. Qëndrimi im është që të përdorim çdo minutë, të gjithë politikanët që dita e enjte të jetë dita kundër krizave kundër krizës së KQZ dhe cdo krize që kemi pasur në ecjen përpara për procesin e integrimit të vendit”, u shpreh Malaj ne News24 ne nje interviste me gazetaren Ola Bruko.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Video - Malaj: PS të kushtëzojë miratimin e 3 ligjeve me zgjidhjen e ngërçit në KQZ