E Diel, 1 Nëntor 2026

Kopjimi, ashpërsohen masat e sigurisë, bllokues valësh për celularët në çdo sallë

Masa të forta sigurie për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore. Këtë vit, për herë të parë në çdo sallë provimi do të ketë bllokues për valët e celularëve, në mënyrë që kandidatët të mos kopjojnë. Praktikë kjo që është përhapur rëndom nëpër provime, përfshi edhe provimet e Maturës Shtetërore, edhe pse këto të fundit kanë pasur përherë masa të rrepta sigurie. 

Edhe sivjet, provimet e maturës do të zhvillohen në klasate shkollave publike, por edhe në palestrat e tyre. Duke qenë se në fund të muajit maj nxënësit do të testohen në provimin e parë të maturës, atë të Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, drejtoritë arsimore përkatëse kanë hartuar planin e masave për mbarëvajtjen e tyre. 

Në Tiranë të gjithë drejtuesit e shkollave kanë përgatitur hartat e shpërndarjes së të rinjve nëpër klasa, duke respektuar distancën dhe numrin e nxënësve që do të testohen nëpër klasë. Në Tiranë, sipas specialistëve të Drejtorisë Arsimore, do të ketë 21 mjedise, me një numër nxënësish jo më të madh se 150. Sipas specialistëve, blerja e këtyre pajisjeve për të bërë bllokimin e valëve të telefonisë celulare i ka kushtuar Ministrisë së Arsimit 120 milionë lekë.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›