Berisha-sipermarresve Ulje taksash

Kryeministri Sali Berisha u premtoi sipërmarrësve ulje taksash dhe përpjekje për eliminimin e barrave burokratike.
Duke folur në konferencën "Një Shqipëri konkurruese", shefi i qeverisë theksoi se me reformat e ndërmarra nga qeveria, vendi ia doli që të ketë një ekonomi konkurruese, që sipas Berishës në këto kohë të vështira arriti të dyfishojë eksportet.
“Jemi vend i përcaktuar, qeveri për taksën e ulët, ne jemi të vendosur ta konsolidojmë atë dhe më lejoni t'u garantoj se jo vetëm që nuk do ketë rritje taksash por do të ketë ulje të mëtejshme të tyre”, tha Berisha.
Ai ka theksuar se është e nevojshme një paketë e re reformash. “Sot është jetike një paketë e re reformash. Sot është vendimtare një përpjekje e re për të bërë sërish më kompetitive ekonominë shqiptare”, ka theksuar Berisha.