E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje probleme ne grumbullimin e plehrave

Hedhja e mbeturinave urbane eshte bere nje problem i madhe per te gjithe vendin. Por vec grumbullimeve te ketyre mbetjeve qe ndodhen larg zonave te banuara problem mbeten ato pika grumbullimi qe jane ne brigjet e kanaleve dhe ne ane te rrugeve kombetare.

Nje pike e tille grumbullimi eshte edhe ne fshatin Gradisht te Lushnjes. Sasi te medha mbetjesh hidhen ne ane te nje kanali vadites ne fushen e Myzeqese dhe perfundojne ne det.

Vec kesaj vendodhja e ketyre mbeturinave krijon nje pamje te shemtuar pasi ato ndodhen ne krah te rruges nacionale qe te con ne parkun e Divjakes.

Nga kontaktet me kreun e komunes u be e ditur mesuam se me ane te nje vendimi te keshillit te komunes eshte vendosur qe kjo pike grumbullimi te zhvendoset disa metra me larg rruges, pozicioni i saj ndodhet ne ane te linjes hekurudhore, ku mbeturinat digjen cdo dite. Ndotja eshte shume e madhe nderkohe qe qeset plastike jane perhapur ne nje siperfaqe te madhe ne tokat e fermereve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›