E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: situata alarmante

Pas shpërthimit të fuqishëm të depos së armëve në Gradec të Vorës, ka dalë në një prononcim publik edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Ai është shprehur se situata është tepër e rëndë dhe alarmante. Ai ka thirrur në mbledhje urgjente qeverinë për të marrë masat e duhura . Efektivat e policisë, të spitaleve dhe zjarrfikset janë vënë në gadishmëri të plotë. Ndërkohë helikopterë monitorojnë vendngjarjen për të evakuar banorët. Sipas Berishës, shpërthimi ka ndodhur kur një kompani po mundohej të çmontonte municionet në depon e armëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›