E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Ndoka: 155 te plagosur, bën thirrje për ndihmë

Mesohen shifrat e para te te plagosurve si pasoje e shperthimit ne Gerdec te Vores. Ministri I Shendetesise, Nard Ndoka ka bere me dije se jane 70 te plagosur ne spitalin Ushtarak, 15 ne spitalin "Nene Tereza" dhe 70 ne spitalin e Durresit. Sipas ministrit jane marre te gjitha masat per akomodimin e te plagosurve. Ndoka tha se jane marre te gjitha masat per mjekimin e te plagosurve ndersa jane vene ne gatishmeri edhe spitalet e rretheve me te aferta. Nderkaq jashte spitalit ushtarak jane mbledhur dhjetera njerez per te mesuar per te afermit.
Qytetaret te mbledhur te Nene Tereza
Menjëherë pas kërkesës për ndihmë të ministrit Ndoka, nëdyert e spitalit Nënë Tereza janë mbledhur shumë persona vullnetarë për të dhuruar gjak për të plagosurit. Ndërkaq në spital janë duke u organizuar ambiente të tjera për shtrimin e të plagosurve. Mësohet se shqiptarë nga Greqia kanë ofruar ndihmën e tyre për të dhuruar gjak për të mbijetuarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›