E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha sot ne Bruksel ne takimin e PPE-se

Kryeministri Sali Berisha u nis pasditen e djeshme në Bruksel, ku do të mbahet Samiti i Partive Popullore Europiane, në të cilin do të marrin pjesë krerët më të lartë të qeverive europiane.

Po kështu, në këtë samit të radhës do të marrin pjesë edhe personalitetet e BE-së, si Presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy, i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso dhe ai i Parlamentit Europian, Jerzy Buzek.

Po kështu, gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, Berisha do të marrë pjesë dhe në punimet e Forumit të Crans Montanës për Azerbajxhanin, ku do të mbajë një fjalë përshëndetëse në hapje të punimeve të këtij forumi. Kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë një takim me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›