Kutite e thyera alarmohet OSBE-ja
Gjetja e kater kutive te thyera ne njesine bashkiake numer 8 alarmon nderkombetaret. Pas berjes publike te ketij fakti nga media ne dyert e KQZ-se ka mberritur menjehere ambasadori i OSBE-se Eugen Wollfarth i cili eshte takuar me kryekomisionerin Arben Ristani ne zyren e tij. Ne oren 14.00 Wollfarth trokiti ne zyren e Ristanit ku per 15 minuta kane biseduar ne lidhje me ecurine e procesit te numerimit te fleteve te kontestuara. Kisha disa informacione per ate qe po ndodh ketu prandaj erdha qe te njihem nga afer me procesin dhe doja qe te eliminoja cdo lloj komenti ne lidhje me kete tha Wollfarth pas takimit me Ristanin. Shefi i prezences se OSBE-se beri te qarte ne te njejten kohe edhe rendesine e faktit qe ka integriteti i procesit te hapjes se kutive. Nuk dua te bej ndonje koment te vecante. Procesi i vleresimit te votave duhet te zhvillohet me integritet te plote. Jam ketu thjesht per te vezhguar nga afer procesin e numerimit tha Wollfarth. Ne kete takim ka munguar nenkryetarja e KQZ-se Deshira Subashi. Mesohet se Wollfarth ka pasur nje bisede telefonike me numrin dy te KQZ-se Subashi ku ka diskutuar ne lidhje me procesin e hapjes se kutive te votimit per te vleresuar fletet e kontestuara. Ne lidhje me kete takim zedhenesi Leonard Olli ne lidhje me kete takim Wollfarth-Ristani tha per median se eshte biseduar per ecurine e procesit dhe se perballja ishte e karakterit informativ. Kreu i OSBE-se eshte zyrtari i pare perendimor qe viziton KQZ-ne qe kur nisi hapja e kutive te shtunen pas vendimit te Kolegjit Zgjedhor. Zyrtari i fundit perendimor qe ka vizituar KQZ-ne ka qene kryevezhguesi i ODHIR-it Jonathan Stonestreet nje dite perpara largimit nga Shqiperia. OSBE-ja nepermjet vezhguesit te saj te atashuar prane KQZ-se po ndjek afer te gjithe procesin.
Kater kutite e QV 1953Debati ne KQZ nisi per kater kutite e votimit te Qendres se Votimit 1953. Te kater kutite e kesaj QV-je jane per bashkine e madhe keshillin bashkiak kreun e keshillin e minibashkise nr. 8. Perfaqesuesi i PS-se ne KQZ Genc Gjoncaj kerkoi qe keto kuti te mos merren ne konsiderate dhe te cilesohen si te pavlefshme. Perfaqesuesit e PS-se deklaruan se keto kater kuti nuk duhej te merren ne konsiderate ne numerim sepse ato kuti kane ardhur te thyera ne KQZ dhe Kolegji Zgjedhor urdheron qe te numerohen fletet ne kutite e pathyera. Ndersa perfaqesuesi i PD-se Njazi Kosovrasti tha se thyerja mund te kete ndodhur per shkaqe te transportit. Kosovrasti kerkoi te behet hetim dhe nese fletet ne kuti perputhen me ate qe eshte ne tabelat e rezultateve atehere te numerohet. Kryekomisioneri Arben Ristani kerkoi qe te nise hetimi administrativ. Perfaqesuesit e administrates se KQZ-se e argumentuan demtimin me faktin se kjo erdhi si rezultat i transportit. Ne kemi ketu te gjitha kodet origjinale te tabelave. Te bejme vleresimin fizik dhe te vleresojme tabelat nese jane ose jo korrekte materialet ne kutine e votimit. shte kaq e thjeshte sa nuk i shkon mendja askujt. Doni ta frikesoni doni edhe te flisni me ironi eshte tjeter gje. Perfaqesuesit e PS-se meqe e ngriten me kaq force le te nxjerrin tabelat qe kane keni kodet e tabelave ti rakordojne me kodet tha anetari i KQZ-se Klement Zguri. Por Subashi theksoi se per mua ne gjykimin tim ka nje rregull kodi ate qe sapo thashe. Se dyti z. Kryetar fakti qe eshte ose jo e parregullt do te ndahet ne vendimmarrjen tone. Por dua te kujtoj vetem nje fakt qe per nje ceshtje te Komunes ne Memaliaj u hapen dhe u numeruan te gjitha votat dhe shkuan per ekspertize dokumentacioni i materialeve zgjedhore qe kutia nuk kishte pulle te kuqe por vetem per faktin se procesverbali i mbylljes nuk ishte i miratuar nga te dy forcat politike. KQZ-ja paradite numeroi kutite e njesise bashkiake 8 9. Ne numerimin e KZAZ-se 9 nga 159 kuti rezultoi se kandidati Basha kishte 27 vota ndersa kandidati Rama mori 26 vota. Kandidati demokrat ka ne total 73 vota para atij socialist.