Klosi Mosrakordime shifrash ne ne te gjitha kutite e numeruara ne KQZ
Partia Socialiste denoncon me shifra parregullsite e kryera nga ana e KQZ-se gjate vleresimit te votave te kontestuara. Sekretari organizativ ne PS Blendi Klosi ne konferencen e djeshme tha se cdo kuti e hapur deri me sot nga Ristani dhe e njohur si e vlefshme me votat e perfaqesuesve te Saliut ne KQZ ka pasur probleme qe kane treguar qarte se integriteti i kutive te votimit eshte cenuar. Kodet qe mungojne fletet e votimit per Lulzim Bashen qe kane mbire si me magji neper kuti jashte zarfeve kodet e numrat e votave qe nuk perputhen me procesverbalet kutite e thyera e te shqyera tregojne me se miri se cfare permasash ka arritur manipulimi i vullnetit te qytetareve te Tiranes. Ne njesine nr. 1 qe kemi nga 39 qendra 20 kane diference votash me minus 72. Ne 6 qendra diferenca eshte me plus 30 vota dhe vetem ne 13 qendra votimi ka perputhshmeri nderkohe qe Kolegji i kerkoi KQZ-se qe te ribalanconte. Ne njesine numer 2 jane 54 qendra 24 prej te cilave me diference negative 10 me pozitive dhe 30 te balancuara ka deklaruar Klosi. Sipas zyrtarit te larte socialist edhe ne njesite e tjera qe po numerohen aktualisht ne KQZ shfaqen te njejtat probleme. Njesia 2 qendra 1741/1 ne te kater kutite per kryetar bashkie keshill bashkiak minibashki dhe keshill minibashkie dalin 17 vota me shume sesa flete votimi. Edhe ne qendren 1713 ne kater kuti ka 5 flete votimi me shume sesa zgjedhes. Jane kutite qe Ristani i hapi dhe KQZ-ja kerkoi ta balanconte. Ishin 8 vota me teper per kryetar bashkie dhe pas hapjes se kater kutive ngelen 7 vota me shume sesa zgjedhes. Si kane dale keto vota kush i ka futur theksoi Klosi. Sipas tij farsa qe po zhvillohet ne KQZ nen drejtimin e Sali Berishes ka kaluar cdo kufi. Vjedhja dhe manipulimi qe nisen me hapjen e jashteligjshme te 117 kutive nga Ristani e Saliu tanime eshte shtrire ne te gjitha kutite e votimit te kryeqytetit. Qytetaret shqiptare dhe partneret nderkombetare te Shqiperise paten rastin te shihnin drejtperdrejt ne media proven e manipulimit. Me lehtesine me te madhe nje vezhgues i PS-se arriti te bente ate qe sipas ligjit duhet te ishte e pamundur te nxirrte zarfin e votave nga kutia duke deshmuar keshtu qarte manipulimin e kutise se votimit. E megjithate kjo kuti u deklarua e vlefshme nga kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Ky eshte integriteti i kutive te votimit per te cilat flet perdite Saliu e Ristani. Dhe nuk kishte si te ndodhte ndryshe me disa kuti te cilat ruhen nga njerezit e Saliut ne Lunder per tu hapur me pas nga Ristani ne KQZ theksoi Klosi.