Berisha sulmon Edi Ramën, nuk kërkon falje publike për fjalët fyese
Kryeministri Sali Berisha megjithë thirrjen e opozitës për ti kërkuar falje deputetit Taulant Balla për fjalët e turpshme që përdori ndaj tij seancën e shkuar parlamentare ka drejtuar fyerjet ndaj kreut të selisë rozë, Edi Rama. Gjatë diskutimit në kuvend për Buxhetin ai është shprehur se: “Mos mendoni se shpërblej provokatorë, provokatori perben me te urryerin e te gjitheve. Dua ti them Ramës ti lerë mesazhet e turpshme e provokimet e letrat e hapura ndaj meje. Te jete i bindur se nuk mund te sherbehet me dy mercenare, asgje nuk ja atribuoj askujt tjeter perveç atij. Kaq po u them” – tha Berisha.
Menjëherë pas fjalës së Berishës ka reaguar deputeti Erjon Braçe i cili e ka quajtur sërish banal diskutimin e kryeministrit dhe aspak konstruktiv. “Ishte një kërcënim i hapur verbal kundrejt kryetarit të opozitës. Prisnim sot që ti kërkonit falje deputetit Taulant Balla, që një deputet më parë i gjeti dhe emrin e nënës” – tha Braçe.
“Mjaft u morët me familjet tona dhe me kërcënime. Mesazhi që jep sot pas asaj seance këtu është po i njëjti. Ky nuk është mesazhi që mund të japi një kryeministër” – tha Braçe. Reagimi i Rames diten e djeshme per fjalet fyese te Kryeministrit
Nderkohe Edi Rama ka reaguar dje lidhur me fjalet fyese qe ka perdorur kryeministri Berisha ne mbremjen e te henes ne parlament ndaj deputetit te PS-se Taulant Balla.Gjatë një deklarate për mediat ai ka kërkuar nga kryeministri të kërkojë ndjesë jo vetëm për deputetin e fyer familjarisht, për deputetët e sallës, por për gjithë ata që dëgjuan apo morën vesh se çfarë ngjau në sallën e parlamentit.
“Prita 24 orë për t'i dhënë Kryeministrit Sali Berisha shansin që të ngrihet nga bataku i primitivizmit ekstrem, ku u zhyt kokë e këmbë në mes të natës së pardjeshme, duke spërkatur me baltë gjithë Parlamentin e Shqipërisë dhe duke turpëruar të gjithë popullin që e ka kryetar qeverie, dhe për të kërkuar ndjesë. Prita 24 orë për t'i dhënë Kryeministrit Sali Berisha mundësinë që të kujtohet se nuk jemi as në kohën e kacafytjeve mes fiseve primitive dhe as në vendin e hakmarrjes a të gjakmarrjes, por në shekullin e XXI-të dhe në Shqipërinë kandidate për NATO e për Bashkimin Europian, ku është e papërfytyrueshme të qeveriset duke sharë nga motrat e duke dhunuar me fjalë e me grushte deputetët e opozitës dhe ku ndjesa publike pas shfaqjesh shumë herë më pak të papëlqyeshme se sa ajo e kryeministrit tonë parmbrëmë është normë e pashmangshme”- tha Rama.
Ai ka deklaruar se ka pritur me shpresë se Berisha do të gjente kurajën për të shprehur pendesën e tij për atë shfaqje monstruoze që ka skandalizuar e shqetësuar çdo shqiptar, të madh e të vogël, prindër e fëmijë. Rama ka kujtuar se dje nuk ishte dita për të bërë replikën bajate të radhës dhe aq më pak për të kërcitur dhëmbët duke iu përgjigjur vulgaritetit qeveritar me vulgaritet opozitar, po dita për t'u lënë të gjithë shqiptarëve mundësinë të njihen me dëshminë rrëqethësedhe të dëgjojnë dëshmitarët, në emër të të cilëve foli dje Kryetarja e Grupit Socialist.
Kuvendi - diskutimet e sotme ora 11:30Seanca e sotme plenare ka nisur me debate të ashpra mes deputetëve lidhur me fjalorin që u përdor seancën e shkuar plenare nga Kryeministri i Vendit, Sali Berisha dhe të tjerë. “Jam ndjerë keq dhe kështu duhet të jenë ndjerë gjithë shqiptarët e kulturuar kur kanë dëgjuar nga kryeministri i tyre fjalorë të ulët e banal nga salla e kuvendit” – tha deputeti socialist, Vangjel Tavo.
Po ashtu edhe deputeti tjetër, Marko Bello e ka quajtur seancën e kaluar me pasoja të rënda për imazhin e kuvendit. “Berisha e ka humbur qetësinë dhe arsyen me dështimin spektakolar të qeverisë që ai drejton. Jozefina Topalli ka gjetur të bëjë karrierë duke pranuar të marrë përsipër rolin e kamxhikut” – tha Bello.
Ndërkohë Petro Koçi ka ngritur shqetësimin se fjalët e turpshme të thëna nga Kryeministri nuk janë paraqitur në procesverbalin e Kuvendit. “Parlamenti është institucion i transparencës. Në qoftë se ky është institucion i transparencës, duhet të paraqesë këtu fjalët e kryeministrit ashtu siç i ka thënë dhe t’ja përcjellë edhe instancave të huaja që e kanë kërkuar zbardhjen e fjalorit në atë seance plenare” – tha Koçi
Ndërkohë deputeti i PD-së, Osman Metalla shprehu keqardhjen lidhur me atë çka ndodhi në seancën e kaluar plenare por ja vuri fajin për këtë opozitës. Sipas tij “Fjala e deputetit opozitar Taulan Balla nxiti situatën e pakëndshme në sallë”. Ai bëri thirrje që opozita të mos e mbrojë zyrtarisht Ballën lidhur me situatën e krijuar.
Gjithashtu edhe Pal Dajçi, deputet i PD-së e quajti të turpshme seancën e herës së kaluar por si gjithë mazhoranca edhe ai vuri si përgjegjës opozitën.
Ndërkohë deputeti i PS-së, Erjon Braçe ngriti zërin lidhur me shkeljen e kushtetutës që bëhet në Kuvend. Ndërkohë edhe ai e quajti të turpshëm fjalorin e herës së kaluar të Kryeministrit në kuvend.
“Është përdorur fjala prostitutë që po të lexosh fjalorin e gjuhës shqipe është përkthim shumë i ulët. Gjithashtu edhe fjalët rrugaç e bakabond e zhele” – tha Braçe
Ai ka kërkuar ti dhurojë edhe një fjalor erotik të gjuhës shqipe të profesor Edmond Tupes, kryeministrit të vendit.
“Funksioni i parë për një opozitë i përcaktuar dhe nga rregullorja është kontrolli parlamentar i qeverisë i cili përcaktohet në 10 nene të rregullores. Do doja tju sillja nenin 89 për interpelancën, mocionet, mohimi i të cilave është bërë modë në këtë parlament” – vazhdoi Braçe. Sipas rregullores së kuvendit në nenet 90-91 thuhet se ministrat dhe kryeministri duhet të paraqiten në sallën e kuvendit për t’ju përgjigjur pyetjeve të deputetëve. “Ne kemi depozituar 42 interpelanca, nga të cilat 8 janë urgjente dhe me kryeministrin. Gjithashtu në rregullore parashikohen seanca pyetjesh prej 45 minutash tëë cilat nuk janë respektuar asnjëherë”- tha Braçe.
Sipas Braçes neni 69 thotë që ligjet që depozitohen në kuvend nuk mund të futen në program pa kaluar dy javë nga paraqitja e tyre në zyrat e kuvendit. “Buxheti shtesë që kaloi në kuvend ditën e hënë jo vetëm që s’ka qenë në rend të ditës, por kryetarja e ka futur në rend pa u miratuar fare nga qeveria, dhe kjo është një shkelje që i bëhet kushtetutës” – tha Braçe.
Sipas tij ligjet kushtetuese ku futet dhe Buxheti shtesë kërkojnë dyfishin e kohës normale. Në seancën e kaluar sipas Braçes kryeministri ka folur 7 herë me kohë të kufizuar kurse deputetëve të opozitës ju mohua e drejta e fjalës.
Ndërkohë kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi është shprehur se çështja e fjalëve banale të kryeministrit dhe deputetëve herës së kaluar duhet marrë me sportivitet dhe pikërisht kjo gjë ka shkaktuar edhe reagimin e menjëhershëm të opozitës.
Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së Valentina Leskaj ka reaguar duke u shprehur se: “Ngjarja e të hënës është shumë e rëndë dhe nuk mund të merret me sportivitet”
“Keni marrë me sportivitet edhe Gërdecin dhe shumë keq sepse Patozi është edhe deputet i zonës.Ne nuk jemi këtu për të mbrojtur fëmijët tanë, ne jemi këtu për të mbrojtur interesat e publikut prandaj nuk mund ta marrim me sportivitet këtë gjë” – tha Leskaj.