Berisha sulmon Ramën: Alternativa e tij mashtrimi, arkitekti më i zoti për humbje
Kreu i mazhorancës Sali Berisha ka sulmuar sërish rivalin e tij politik, duke e konsideruar një Nastradin që merr me vete ngado që shkon trastën e tij të gënjeshtrave. Ndërsa inaguroi segmentin rrugor Berxull-Domje, Kryeministri deklaroi se Rama është arkitekti më i zoti në Shqipëri dhe Ballkan për të realizuar humbje njëra pas tjetrës, e që sipas tij edhe ky 23 qershor do regjistrojë disfatën e tij të radhës.

Alternativa tjetër është e varfër në ide, e pasur në mashtrime dhe trillime të përditshme. Më lejoni ti rikujtoj zotit Rama se gënjeshtra është frika e njeriut nga vetja e tij, është poshtërsia më e tmerrshme e burrit. Nga mëngjesi deri në darkë shpërndan vetëm gënjeshtra. Fillimisht tha në Shkodër se janë shtruar 600 km rrugë, sot 1.515.Shqipëria në të cilën endeni jua aq ka, ndërsa ajo që shëtisim ne ka 10 000 km rrugë. Kudo që shkon mban me vete trastën e gënjeshtrave për ta shitur kudo që ikën. Le ti themi para jush edhe për rrugën e kombit që thotë se ska qenë kundër, a nuk nise ti deputetët për ngritur cadrat dhe përzënë mirditorët. Le ta lëmë në të shkuarën e tij, gënjeshtrën e tij, disfatën e tij të radhës. Nuk ka burrë në Shqipëri apo Ballkan si ai, arkitekt më të zotin për humbjen njëra pas tjetrës. Njeriu që si rri shpirti në vend po nuk regjistroi humbjen e radhës. 23 qershori po vjen për të ndalë përfundimisht këtë grup njerëzish që me një akt të shëmtuar bllokoi statusin kandidat për qëllime personale pushteti. Ju ftoj ta shndërrojmë këtë fushatë elektorale, në fushatën më të bukur, më të qytetëruar, me pamjet më masive për të arritur fitoren e bardhë. Sëbashku ndryshuam Shqipërinë ,sëbashku po ndërtojmë Shqipërinë moderne, sëbashku anëtarësuam Shqipërinë në NATO dhe liberalizuam vizat, sëbashku për një fitore të shkëlqyer, më të madhen në këto 20 vite tha Berisha.