E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rendi dhe siguria, Rama: Brenda 300 ditëve do marrim kontrollin e territorit. MB e lidhur me krimin.

Nga salla e Teatrit të Operas dhe Baletit, ku ka prezantuar programin e PS për një Rilindje shqiptare për rendin dhe sigurinë, Kryesocialisti Edi Rama ka siguruar shqiptarët se me ardhjen e PS në pushtet brenda 300 ditëve të para të qeverisjes do të marrë kontrollin mbi territorin. Ne, tha Rama, do i japim shqiptarëve një polici shteti si asnjëherë më serioze dhe më të gatshme për tju përgjigjur sfidave të kohës.

Kemi marrë një angazhim. Brenga 300 ditët e para të qeverisjes donë sdo të zhvillojmë një luftë të paparë me krimin. Do kthejmë policinë e shtetit në krye të detyrës dhe do i japim shqiptarëve një polici shteti si asnjëherë më serioze dhe më të gatshme për tju përgjigjur sfidave të kohës që jetojmë dhe do shënojmë një fitore të rëndësishme në betejën me krimin. Ne nuk besojmë se lufta me krimin është luftë që mund të zhvillohet dhe përfundojë brenda 300 ditësh , por ne besojmë se mund të zbarisim krimin dhe të rimarrim në dorë kontrollin mbi territori dhe të vendosim një ekuilibër të ri në raportin e forcave ku krimi ka epërsi të papërballueshme , tha Rama.

Duke iu referuar vrasejve të shënuara gjatë orëve të fundit, Kryesocialsiti Rama ka shpërthyer në akuza ndaj Ministrisë së Brendshme për lidhjen me botën e krimit. Sipas tij përmes kupolës drejtuese të dy këtyre institucioneve kalojnë rrugët e kontrabandës dhe favoreve, rrugë të cilat, shtoi Rama, do të mbyllen përfundimisht pas 23 qershorit. Ndërsa Ministrin Noka, Rama e etiketoi si personazh komik, që sipas tij mban gabimisht postin në atë institucion.

Në më pak se 48 orë kemi 5 persona të vrarë. Ne jemi të bindur se kjo është koha maksimale , nuk ka më kohë për të reaguar me forcë dhe për të zhvilluar një luftë nga e cila duhet përfituar një orë e më parë dy gjëra, paprekshmëria e individit dhe pacënueshmëria e pronës. Është e paparanueshme qe sot një person kur i cënohet siguria nuk telefonnon policinë por rend tek komshia. Kjo është situata e humbjes së kontrollit të shtetit mbi territorin, të jeturit e shoqërisë me krimin pranë dhe shtetin që ka braktisur detyrën. Sot ka një lidhje të drejtëpërdrejtë mes kupolës së MB dhe botës së krimit, ku kalojnë rrugët e kontrabandës dhe favoreve. Ne do mbyllim këto rrugë, do i japim MB dinjitetin e humbur prej vitesh, me një krye një personazh që gjendet gabimisht në atë zyrë, duhet të ishte në skenën e portokallisë. Nuk gjendet në Shqipëri një aktor në cilësinë e Ministrit të Brendshëm që të bëjë të gajaset në këtë mënyrë popullin shqiptar deklaroi ai.

Duke shpjeguar më tej rrugën që do ndjekë PS në për të luftuar krimin, Rama vlerësoi si shumë të rëndësishme edhe betejën me shkaqet e krimit.

Kur flasim për luftën kundër kriminalitetit duhet të kemi parasysh një qasje të thellë dhe respektim të hapësirës publike, që fillon nga garantimi i saj në dispocion të do qytetari dhe familjeje dhe i rregullave në të. Në Tiranë ne do imponojmë respektin për rregullat në këtë hapësirë për të gjithë. Jo siç ndodh këtu, qytëtarët me imunitet e deri deputetët që parkojnë në trotuaret e parlamentit, që mund të fyejnë dhe dhunojnë çdo polic që tenton ti ndalojë, por duke perdorur forcën e shembullit kudo në rrugë dhe hapësirën publike. Kur flasim për luftën ndaj krimit flasim për domosdoshmërinë e policisë së shtetit, në mënyrë që të ketë moralin dhe të drejtën që të ndalë mes rrugës edhe eskorten e Kryeministrit në rast se ajo po shkel rregullat e qarkullimit rrugor. Dhe për të këtë duhet vullnet politik. Sot të flakur në rrugë për shkaqe politike ka plot kuadro, specialistë, njerëz me integritet të cilët ne do i përfshijmë në procesin e rimëkëmbjes së policisë së shtetit. Askush që sot punon në polici dhe ka profesionalizmin dhe integritetin nuk duhet ti trembet ndryshimit të madh në 23 qershor. Ashtu sic kushdo që sot është pa punë dhe mendon se ka me cfarë të kontribuojë është i ftuar ti bashkohet misionit tonë tha më tej Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›