Berisha sulmon Ramën: I ndërron gratë sa herë ka zgjedhje
Kam 20 vjet në politikë dhe jetoj në një apartament 125 metër katrorë
Nga Rashbulli, ku prezantoi kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike, kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Sipas kryeministrit, Rama flet çdo ditë për shkatërrimin ndërsa shtoi se kreu i PS-së është një person i cili i ndërron gratë çdo dy vjet sipas mundësive.
Deklarata
Ju keni një politikan që gjithë ditën flet për shkatërrim, një model që flet për shkatërrim, flet për hekura burgjesh e hekura arrestimesh, keni një njeri i cili ka faktuar se çjanë për të vlerat e familjes, që i ndërron gratë çdo dy vjet, sipas oportuniteteve, keni një njeri që niset drejt karriges së lartë të ekzekutivit me një vilë 57 metra të gjatë dhe një pallat në shpinë dhe nuk tregon një qindarkë se me se po i ndërton ato, deklaroi kryeministri Sali Berisha.
Modeli Berisha
Në vijim, kreu i qeverisë u ka bërë thirrje edhe socialistëve që të votojnë për Partinë Demokratike ndërsa tha se ai është një njeri që beson tek puna deh që ka mbrojtur në çdo kohë interesin kombëtar të vendit. Modeli i Sali Berishës, modeli juaj, i një njeriu që beson tek puna, beson tek familja, beson tek Zoti, beson tek vendi i tij, një njeri që ka faktuar se i qëndron besimeve dhe fjalëve të tij, një njëri që është 20 vjet në politikë dhe jeton në një apartament 125 metër katror, një njeri që është 20 vjet në politikë dhe ka bërë gjithçka në interes të vendit të tij, ka mbrojtur në çdo kohe interesin kombëtar të vendit dhe kombit të tij, u shpreh kryeministri Sali Berisha.
Investimet
Duke u ndalur tek investimet e qeverisë në këto tetë vite në komunën e Rashbullit, kryeministri tha se në këtë zonë janë investuar 40 milionë dollarë ndërsa premtoi të tjera investime mandatin e ardhshëm. Unë jam këtu për tu zotuar se do të investojmë tre herë më shumë gjatë katër viteve që vijnë, në mënyrë që ju të keni infrastrukturën më moderne, infrastrukturën e një komune të vendeve të zhvilluara, do të bëjmë gjithçka në uljen e taksave që të nxisim biznesin, punësimin tuaj, dyfishimin e turizmit, të çojmë më tej axhendën e punësimit të banorëve të Rrashbullit, premtoi kryeministri Sali Berisha.