Berisha sulmon Ramën në një takim me gratë: Ai nuk e njeh sensin e turpit
Edhe pse ka zhvilluar një takim me gra dhe vajza të angazhuara në biznes, kryeministri Berisha nuk është ndalur me deklaratat e tij agresive ndaj kreut të opozitës, Edi Rama. Berisha ka thënë se ai nuk e njeh sensin e turpit, duke iu referuar incidentin me djalin e Neritan Cekës, ndërsa ka thënë se Rama për tre vjet radhazi pengon marrjen e statusit.
Ne bëmë çdo reformë dhe tetorin e kaluar komisioni rekomandoi Shqipërinë për statusin, me kusht që të votoheshin tre ligjet, por ai i bllokoi. Bëri edhe pazarin me partinë që ishte në qeveri, por sërish i bllokoi. Kjo u faktua edhe në takimin e Luksemburgut.
Ai nuk ka sensin e turpit që ka bërë në një sallë të një vendi të huaj. Ky njeri tallet me shqiptaret, por në 23 qershor ai do marrë përgjigjen që meriton, u shpreh Berisha./b.l