E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja sa kilometra rrugë janë ndërtuar apo rikonstruktuar realisht

8-prill-Edi-Rama-ne-Korce1Nga Edi Rama

Ndoshta kjo do të regjistrohet si një prej gënjeshtrave më monumentale të një kryeministri shqiptar: Kemi ndërtuar 10.400 km rrugë të të gjitha llojeve. Ne kemi përllogaritur me një ekip ekspertësh të pavarur çdo pëllëmbë rrugë të vendit dhe ja e verteta:

Lloji i rrugëve: Investitor: Gjatësia (km)
(A) Autostrada 0
(B) Superstrada (4 korsi) Buxheti i shtetit + Kredi. 135
(C) Rrugë Kombëtare të reja dhe rikonstruksion i plotë (1, 2 korsi) Buxheti i Shtetit + Kredi 560
(F) Rrugë rurale me 1, 2 korsi FZHSH (Fondi Kuvajtjan, GIZ, IPA, etj) 680
(F) Rrugë rurale (1+2 korsi) DPRR 140
Gjithsej: 1.515

Pra rezulton se gjithsej janë ndërtuar dhe rikonstruktuar 1515 km rrugë, duke filluar nga ato me 4 korsi e deri tek rrugët rurale me 1 korsi.

Qeveria dhe Kryeministri le të publikojnë tabelën e tyre të rrugëve të shtruara segment për segment dhe financim për financim e le të provojnë shifrën e tyre!

Por fatkeqësisht ky shtet ka marrë fund deri në pikën ku ska as inventar rrugësh dhe kjo qeveri nuk e nxjerr dot as një tabelë kaq të rëndomte për një shtet normal.

Përtej shifrës 10.400 km që lëshojnë paraqende Saliu dhe shpura e tij, asnjë institucion shtetëror nuk jep asnjë informacion për rrugët:

- as portali i Ministrisë së Transporteve;

- as Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve;

- as Fondi Shqiptar i Zhvillimit;

- as Instituti i Statistikave.

Madje institucioni përgjegjës për rrugët në Shqipëri, D.P.RR.-ja, nuk ka fare portal elektronik.

Ne dhe gjithë shqiptarët mbetemi në pritje që qeveria të publikojë tabelat e rrugëve që janë ndërtuar në këta 8 vjet dhe të provojë se nuk gënjen dhjetëfish kur pretendon se ka shtruar aq rrugë sa distanca Tiranë Tokio e matanë në oqean.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›