E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhja e kreut të ri/ Kraja takon kandidatët: SPAK do të vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore

Kreu në ikje i SPAK Arben Kraja ka publikuar në rrjetin social Twitter një foto me tre kandidatët për drejtimin e postit më të lartë të organit të akuzës, Adnand Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili, të cilëve u uron suksese. Kraja thekson se SPAK do të vijojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet të lartë.

“Suksese kandidatëve për Drejtues ! SPAK do të vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet dhe me të lartë”, shkruan Kraja.

Kreu i ri i SPAK do të zgjidhet këtë të premte (16 dhjetor) nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Të tre kandidatët kanë një eksperiencë të lartë në organin e akuzës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›