Berisha sulmon Topin për ligjin e plehrave: Bën pjesë në Aleancën e Plehut
Kryeministri Berisha ka sulmuar presidentin Bamir Topi gjatë mbledhjes së qeverisë, për kthimin mbrapsht të ligjit për importin e plehrave. Berisha ka thënë se Shqipëria ka ligjet më të mira për mjedisin, ndryshe nga sa mendon Aleanca e Plehut, siç u shpreh ai, duke bërë lidhjen e presidentit Topi me Aleancën Kuq e Zi.
Disa miq të mi të huaj, të cilët vizituan për katër ditën Shqipërinë, u mahnitën me brigjet dhe vendin tonë të mrekullueshëm, por panë që kishte shumë plehra. Ne banesat i kemi të pastra, ashtu duhet ta kemi edhe ambientin përjashta. Ligjet tona për mjedisin janë më të mirat. Le të thotë çtë dojë Aleanca e Plehut apo Aleanca e anti-globalizimit. Mbrojtja e mjedisit pë qeverinë është përparësi kryesore, tha Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë.