E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci, pasi zvarritën procesin, avokatët kërkojnë të zvarrisin edhe konkluzionet

Share

Për të dytën herë me radhë, gati gjysma e avokatëve të të pandehurve për tragjedinë e Gërdecit, nuk janë paraqitur në sallën e gjyqit për të dëgjuar konkluzionet e prokurorisë mbi procesin. Për këtë arsye, gjykata ka vendosur që ta shtyjë sërish seancën.

Gjyqi për tragjedinë e Gërdecit është një nga më të gjatët në Shqipëri dhe është shtyrë me qëllim nga ana e avokatëve të të pandehurve për më shumë se dy vjet, me qëllim që të përfundojnë afatet e paraburgimit.

Tashmë ata janë duke ndjekur të nëjtën taktikë edhe në përfundimin e procesit dhe sipas shenjave, do të duhen edhe disa muaj për tu dhënë vendimi, pasi përveç konkluzioneve të prokurorisë, do të lexohen edhe konkluzionet e avokatëve të të 26 prej të pandehurve.

Familjarët e viktimave të Gërdecit janë shprehur të revoltuar për këtë lojë të avokatëve, ndërsa masat e shtetit për këtë problem gjatë këtij procesi, kanë munguar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›