Berisha takim me Drejtorin per Ballkanin Perendimor ne MPJ-ne Britanike

Kryeministri Sali Berisha ka pritur ne nje takim Drejtorin per Ballkanin Perendimor ne Ministrine e Jashtme te Britanise se Madhe Daniel Fearn. Berisha ka shprehur falenderim per mbeshtetjen qe Britania e Madhe i ka dhene dhe i jep Shqiperise ne shume fusha ne vecanti per integrimin sa me te shpejte ne BE. Nga ana e tij Fearn rikonfirmoi se Britania e Madhe dhe qeveria britanike eshte mbeshtetese e zgjerimit te Ballkanit perendimor ne BE dhe do te vijoje te mbeshtese Shqiperine ne te gjitha perpjekjet e saj per integrim.
Ne takim u shpreh vleresimi i te dy qeverive per bashkepunimin e ngushte qe te dy vendet kane zhvilluar vitet e fundit ne disa fusha te rendesishme si luften kunder krimit kunder terrorizmit ne kuader te bashkepunimit ne NATO etj. Berisha gjithashtu ka shprehur vendosmerine e qeverise shqiptare per te bere te gjitha perpjekjet per arritjen e standardeve me te mira nderkombetare ne zhvillimin e zgjedhjeve vendore te 8 Majit.