E Diel, 1 Nëntor 2026

PS Aferat me naften virxhin dem i shumefishte per qytetaret

Partia Socialiste e ka cilesuar korrupsionin me naften virxhin nje dem te madh per qytetaret shqiptar. Deputeti i saj Ilir Beqja tha se demet nga afera e naftes se pa perpunuar virxhin jane te shumefishta. Ai tha se ka nje dem te rende ekonomik jo vetem sa i takon tregtimit te naftes virxhin si nafte importim por edhe demeve te u eshte shkaktuar automjeteve te qytetareve nga kjo nafte e paperpunuar. Beqja nenvizoi edhe demin mjedisore qe vjen nga kjo afere.

A e keni menduar shqiptare perse automjetet tuaja perfundojne neper servise e oficina shume me shpesh sesa automjetet e kujtdo qytetari te Europes Perse automjetet e shqiptareve nxjerrin bloze e perse automjeteve ne Shqiperi iu vjen fundi shume here me shpejt se ne Europe
Kjo kontrabande eshte pjese e pergjigjes sepse nderkohe qe Saliu e Luli me shoke pasuroheshin qytetaret e thjeshte te ketij vendi paguanin qimet e kokes per riparimin dhe serviset e makinave te tyre.
Por kostot e ketij krimi ekonomik qeveritar nuk mbarojne me kaq. Ato 40 - 50 mije tone nafte virxhin te hedhura cdo vit ne tregun shqiptar per te pasuruar Saliun dhe oborrin e kusareve e matrapazeve jane 50 mije ton helm qe i jane hedhur ajrit dhe mjedisit ne Shqiperi. 50 mije ton helm squfur monoksid karboni e dioksina helme qe i thithin mushkerite e cdo shqiptari burre grua femije qe Saliu e Luli te mbushin xhepat tha deputeti i PS-se Beqaj.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›