E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha takim me Withers: SHBA-të partneri strategjik i Shqipërisë

Tiranë, 2 gusht, NOA Në përfundim të mandatit të tij në Tiranë, ambasadori i SHBA-ve, John L. Withers II, është pritur sot në një takim nga Kryeministri Sali Berisha.

Kryeministri Berisha i shprehu mirënjohjen, për mbështetjen dhe ndihmën e jashtëzakonshme, që SHBA-të i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë kësaj periudhe.

Duke e vlerësuar si mikun, partnerin strategjik të shqiptarëve, aleatin e Shqipërisë, shefi i qeverisë, vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të SHBA-ve, të Qeverisë Amerikane, por dhe ambasadës së SHBA në Tiranë, për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, duke e cilësuar atë si një moment historik, si ngjarjen më të madhe në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të sigurisë së Shqipërisë, pas shpalljes së pavarësisë.

Ambasadori Withers duke e falënderuar kryeministrin për pritjen e ngrohtë, theksoi ashtu sikundër kishte theksuar një javë më parë në takimin me Kreun e Shtetit, se largohet nga Shqipëria i lumtur, që Shqipëria ecën e sigurt drejt së ardhmes më të mirë. Ndërkaq, ambasadori Withers vlerësoi rolin dhe kontributin e Shqipërisë dhe politikave të saj konstruktive, të moderuara dhe miqësore, në shërbim të paqes dhe sigurisë në rajon.

Në takim u ripohua vendosmëria e të dy vendeve, për të konsoliduar edhe më tej lidhjet dhe miqësinë e ngushtë midis dy vendeve dhe popujve, si dhe për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat.

mit/NOA

topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/27982-berisha-takim-me-withers-shba-te-partneri-strategjik-i-shqiperise","title":"Berisha takim me Withers: SHBA-të partneri strategjik i Shqipërisë","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›