E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbahet mbledhja e KQZ

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur paraditen e së premtes mbledhjen e radhës, ku në rend të ditës janë çështje që konsiderohen jetike për zgjedhjet e ardhshme.

Kështu, në këtë takim po diskutohet për proçesin e auditimit të tesit të numërimit elektronik në qarkun Fier, ndërkohë që më vonë do të trajtohet edhe çështja e konstituimit të KZAZ-ve.

Komisionerët, të majtë dhe të djathtë, po japin propozimet dhe argumentet e tyre, që si zakonisht bien ndesh me njëri-tjetrin.

“Rregulli i përgjithshëm duhet të zbatohet edhe në rastin e Fierit. Sa për proçedurën e auditimit, ka një afat fundor që audituesi duhet ta respektojë. Është afati i raportit që ai duhet të paraqesë. Në këto kushte, normalisht kemi një vendimmarrje që duhet ta mbështesim. Unë propozoj që të jetë një afat më i hershëm, para datës 15 prill, për shpalljen e procedurave të prokurimit”, ka deklaruar komisionerja e PS, Albana Shtylla.

“Nuk keni nevojë të bëni përsëritje të gjërave që keni thënë sa herë që merrni fjalën. Ju tërheq vëmendjen të gjithëve, keni përsëritur tre herë sot të njëjtat gjëra”, ka replikuar kryetarja Lefteri Lleshi.

“Duhen marrë masa të ndryshme për sigurimin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve dhe duhet të vendosim. Nëse pranohet propozimi ynë për caktimin e auditit, atëherë duhet të shikohet koha. Kërkesa jonë është caktimi i një auditi të pavarur për vlerësimin e testit të parë, data 3 prill 2013”, deklaroi komisioneri i PS, Denar Biba.

“Ky është propozimi juaj, por unë dua të arsyetoj mbi të. Proçedura e prokurimit thotë se nuk ka një moment fiks. Unë gjykoj se data 3 e prokurimit është e vonë. Le të parashikojmë mundësinë e proçedurave të prokurimit. Ne duhet të bëjmë punën që këto teknologji të realizohen. Të bëhen procedurat për tenderimin e objekteve teknologjike të numërimit”, deklaroi komisionerja e mazhorancës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›