Makina me targa greke përplaset me autobotin, 3 të vdekur
KAVAJË- Tre persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti ndodhur sot në oret e mesdites në Qerret të Kavajës.
Sipas të dhënave të para viktimë janë dy vajza dhe një mashkull, të cilët udhëtonin me një automjet tip Golf me targa greke.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes janë identifikuar dy viktima, Çelik Dashi 31 vjeç dhe Fajtona Alliu, 27-vjeçe. E paidentifikua ka mbetur një tjetër viktimë, që sipas policisë është një grua rreth të 50-ve. Ndërkohë në gjendje shumë të rëndë ka mbetur pasagjeri i katërt i automjetit me targa greke, i cili u dërgua në spital.
Policia, e mbërritur në vendin e ngjarjes ka sqaruar se automjeti me të cilën udhëtonin viktimat është përplasur me një autobot uji, por ende nuk ka detaje rreth shkakut të aksidentit.