Berisha takohet me Princin norvegjez te Kurores
Kryeministri Berisha u prit dje ne Norvegji nga Princi i Kurores te ketij vendi Haakon Magnus. Gjate ketij takimi te vecante Berisha gjeti rastin te falenderonte Princin e Kurores per pritjen e perzemert si dhe per mbeshtetjen e madhe qe Norvegjia i ka dhene Shqiperise ne procesin e anetaresimit ne NATO. Berisha diskutoi me te ne lidhje me bashkepunimin dypalesh mes dy vendeve dhe kryesisht ne fushen e energjise se rinovueshme teknologjise se informacionit dhe mbeshtetjen ne programin e pyllezimit qe ka qeveria shqiptare. Nga ana e tij Lartmadheria e Tij Mbreterore Princi i Kurores Haakon Magnus i uroi mireseardhjen dhe i transmetoi pershendetjet e Mbretit i cili ndodhej jashte Norvegjise. Ne njoftimin per shtyp te Kryeministrise theksohet se Princi i Kurores u shpreh i impresionuar nga progresi i bere ne Shqiperi gjate viteve te fundit. Ne perfundim te audiences Kryeministri e ftoi Mbretin e Norvegjise si dhe Princin e Kurores qe te vizitojne Shqiperine ftese qe u mireprit me kenaqesi.