E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thirrjet anti-shqiptare, reagon PDIU-ja

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) dënon me ashpërsi korret raciste të tifozave maqedonas gjatë ndeshjes ndërmjet kombëtares sonë me atë të Maqedonisë.

"Fyerjet e tifozave maqedonas u drejtohen të gjithë bashkëkombasve tanë, përfshi edhe ata të cilët luajnë me fanellën e Maqedonisë. Këto fyerje duhet të gjejnë përgjigje të menjëhershme nga autoritetet shqiptare dhe maqedonase, sidomos nga partitë shqiptare në Maqedoni, ku harmonia ndërmjet dy etnive duhet të jetë bazë e shtetit maqedonas", reagon PDIU.

Sipas saj, nëse kjo harmoni nuk arrihet, atëherë Maqedonia nuk mund të pretendojë të ardhme evropiane si shtet.

"Kombi shqiptar, si kombi më i lashtë në Ballkan nuk mund të pranojë fyerje nga asnjë komb tjetër, e nga asnjë grupim, sidomos në momentin kur shteti maqedonas mbahet në këmbë pikërisht nga bashkëkombësit tanë. Reagimi i menjëhershëm i autoriteteve maqedonase dhe sidomos i partive shqiptare aty është tashmë një domosdoshmëri", thuhet ne reagimin e PDIU.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›