DElia Italia investime te medha ne jug te vendit
Para perfundimit te mandatit te tij diplomatik ne Shqiperi ambasadori i Italise ne Tirane Saba DElia zhvilloi dje nje vizite ne qytetin e Vlores ku u takua me perfaqesues te qeverisjes dhe te institucioneve vendore. Ne fjalen e tij ambasadori DElia vleresoi mes te tjerash marredheniet e shkelqyera qe ekzistojne mes dy vendeve Italise dhe Shqiperise cka sipas tij reflekton edhe ne nivelin e bashkepunimit. Italia eshte nder vendet kryesore me investimet e saj ne Shqiperi - theksoi ambasadori italian sipas te cilit pas Bankes Boterore dhe Bashkimit Europian ajo ze vendin e trete ne kete drejtim. DElia vecoi faktin se permes Cooperazone Italiana Italia eshte e pranishme aktualisht me 9 projekte ne Shqiperi dhe pavaresisht reduktimit te buxhetit prania e saj do te vijoje te rritet. Italia do te vazhdoje ti qendroje prane dhe do te mbeshtese integrimin europian te Shqiperise - vijoi DElia. Ne kete kuader ambasadori u ndal ne qarkun konsullor ne jug te vendit ku evidentoi nje sere investimesh te realizuara nga shteti italian dhe individe shtetas nga vendi fqinj. Zoti DElia permendi mes te tjerash investimet e kryera per ndertimin e Petroliferes te TEC-it qe eshte realizuar nga kompania TECHMOND impianti i perpunimit te ujit Tepelena si edhe projekte te tjera nderkohe qe dhjetera biznesmene italiane qe operojne ne Vlore jane shnderruar tashme ne nje faktor bashkepunimi mes dy vendeve. Ambasadori i Italise ne Tirane vleresoi staturen dhe kapacitetet e konsullit te pergjithshem te Italise ne Vlore zotit Sergio Strozzi te cilin e cilesoi nje faktor te rendesishem ne ndertimin e bashkepunimit te shkelqyer edhe ne nivel vendor dhe rajonal. Ne kete drejtim ai vleresoi gjithashtu aktivitetet e zhvilluara ne kuadrin e Programit Italia e Shqiperia-dy popuj nje det nje miqesi si dhe javes se gjuhes italiane ne bote. Nga ana e tij prefekti i Qarkut te Vlores Eduard Vecani vleresoi nivelin e shkelqyer te marredhenieve dhe te bashkepunimit mes dy vendeve nderkohe qe evidentoi se bashkepunimi eshte i gjithanshem. Ai tha se jane po aq te rendesishme edhe fushat e tjera si ajo e kultures e sporteve. Po ashtu nenkryetari i Bashkise se Vlores Ilir Banushi u ndal tek komuniteti i biznesmeneve italiane ne Vlore te cilet sipas tij jane nje faktor mjaft i rendesishem ne bashkepunimin mes dy vendeve tona dhe Vlores me Italine.