E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha takon Hilary Clinton

Kryeministri Sali Berisha u takua të mërkurën pasdite me  Sekretaren Amerikane të Shtetit Hillary Clinton. Në deklaratat para takimit në Departamentin e Shtetit, shefja e diplomacisë amerikane i uroi mirëseardhjen Kryeministrit Berisha.

“Kryeministri dhe vendi i tij kanë qenë partnerë të fortë të Shteteve të Bashkuara, në NATO, si pjesë e misionit tonë në Afganistan dhe ne kemi marrëdhënie të gjera dhe të thella që ne e vlerësojmë lart”, tha Hillary Clinton

Ajo shtoi se do të diskutonte për çështje dypalëshe, rajonale dhe globale me kryeministrin Berisha. nderkohe shefi i qeverise shqiptare tha se ishte mirënjohës dhe i lumtur për takimin me Sekretaren Clinton.

“Ajo është IntegrimiZyrtarët e BE-së, takim për 12 prioritetet Stano: Rezultate për 12 prioritetet ”12 pikat s'mbarojnë as në shtator” një mike e madhe e vendit dhe kombit tim. Një nga synimet e takimit eshte që ta bind zonjën Clinton të vizitoje Shqipërinë për të marrë pjesë në festimet e 100 vjetorit të pavarësisë. Shtetet e Bashkuara kanë luajtur një rol themelor në momentet më të vështira të historisë sonë”, tha Berisha.

Zoti Berisha tha se gjatë takimit do të diskutoheshin çështje të interesit të përbashkët.

“Shqipëria ka pasur privilegjin e madh që të gëzojë mbështetjen e këtij vendi të madh, nga administrata e Presidentit Obama dhe Sekretarja Clinton në të gjitha përpjekjet për të ndërtuar një demokraci të ngritur mbi ekonominë e tregut”, tha Berisha.

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, Berisha do të marrë pjesë te enjten në një ceremoni në Muzeun e Holokaustit në Uashington, ku do të shfaqet edhe filmi “Besa”, që i kushtohet miqësisë dhe përkushtimit të veçantë që treguan shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore për mbrojtjen e hebrejve që ndodheshin në Shqipëri.

Ndërsa në fundjavë zoti Berisha do të marrë pjesë në ceremonitë që do të organizohen në NjuYork me rastin e 100-vjetorit të krijimit të organizatës pan-shqiptare “Vatra”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›