Topi ne Britani fjalim ne Cambridge

Gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, presidenti i Republikës, Bamir Topi ka mbajtur një ligjëratë të gjatë në universitetin prestigjoz Cambridge, me temë “Shqipëria, faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe rruga e saj drejt integrimit”.
Zoti Topi e cilësoi privilegj praninë e tij në një seancë të tillë të organizuar nga një ndër universitetet më të njohur në botë dhe për më tepër, tha ai, ky është një realitet i ri edhe për Evropën juglindore, ku bën pjesë edhe Shqipëria.
Kreu i shtetit e vuri theksin gjithshatu tek ndihmesa që Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara kanë dhënë vazhdimisht për konsolidimin e demokracisë në Ballkan, sidomos në Kosvë, duke i dhënë fund një genocidi të tmerrshëm.
Në fund të ligjëratës së tij, zoti Topi bëri gjithashtu apel për një mbështetje të mëtejshme të rajonit me një prezencë edhe më aktive në vende si Kosova, Maqedonia, Bosnja e Mali i Zi.
Më pas, në një ceremoni tjetër, presidenti Topi dekoroi Cats College të Cambridge me medaljen e Mirënjohjes, me motivacionin për kontributin e dhënë në edukimin e nxënësve shqiptarë në kulturën britanike e europiane.