Berisha takon Mark Perre de Brishambo

Kryeministri Sali Berisha i shprehi sot shqetesimin e tij Sekretarit te Pergjithshem te Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Evrope Mark Perre de Brishambo se hetimet per ngjarjet e 21 janarit nuk po perfshijne te gjithe aktoret mbi te gjitha aktoret qe projektuan tentativen per permbysjen anti- kushtetuese te organeve te zgjedhura me vote.
Nderkohe Sekretari i Pergjithshem i OSBE-se theksoi rendesine e nje hetimi te paanshem gjitheperfshires dhe ne kohe te ngjarjeve te 21 janarit.
Berisha shprehi gjithashtu shqetesimin e tij se Prokurorja e Pergjithshme po nxjerr ne menyre te vazhdueshme ne media dokumenteve te procesit hetimor veprime qe sipas tij demtojne procesin.
Te dy bashkebiseduesit nenvizuan rendesine e zgjedhjeve lokale te 8 Majit. Sekretari i Pergjithshem Brichambaut se ne Shqiperi ekzistojne te gjitha kushtet per mbajtjen e zgjedhjeve demokratike dhe se keto zgjedhje duhet te mbahen ne afatin e tyre kushtetues.