PS mbron Ina Ramën ndaj akuzave të mazhorancës

Partia Socialiste ka dalë në mbrojtje të Prokurores së Përgjithshme, pas akuzave të ardhura në drejtim të saj nga ana e maxhorancës.
Në një konferencë ër shtyp deputetja e PS-së Mimi Kodheli, deklaroi se kryeministri i një vendi në mes të Evropës organizon fushatë të përditshme kundër një gruaje në detyrë, siç është Ina Rama.
“E quajti në fillim me gojën e tij me një fjalë që se përmban edukata qytetare. Pastaj vazhdoi dhe vazhdon, duke nxjerrë përditë shërbëtoret e shërbëtorët e oborrit të pushtetit të tij, me një fjalor që nuk fyen thjesht zonjën Ina Ramën, po çdo grua, çdo vajzë, çdo porosi të traditës shqiptare e çdo normë të kulturës evropiane”, tha Kodheli.
“Prokurorja e Përgjithshme nuk bën si do Saliu, fajin e ka Saliu jo Ina Rama. Nëse Prokurorja e Përgjithshme heton vrasjet e 21 janarit fajin e ka Saliu jo Ina Rama. Nëse Prokurorja e Përgjithshme s’dëgjon thirrjet e dhunshme të oborrit të pushtetit për të goditur opozitën, fajin e ka Saliu jo Ina Rama” theksoi më tej Kodheli.