Berisha takon ambasadorët e rinj: Vazhdojmë bashkëpunimin
TIRANË- Kryeministri Berisha priti sot, në një takim, Ambasadorin e Kosovës në Tiranë, zotin Sylejman Selimi si edhe Ambasadoren e Republikës së Çekisë, zonjën Bronislava Tomashova. Kryeministri Berisha, pasi iu uroi përzemërsisht mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e re, i siguroi ambasadorët për mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare për misionin e tyre.
Ambasadori Selimi i shprehu mirënjohjen më të thellë për kontributin personal të Kryeministrit Berisha dhe të qeverisë shqiptare, në mbështetjen e paçmuar e të pakursyer të shqiptarëve në Kosovë e në veçanti për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës si përsa i përket njohjeve të reja të saj, por edhe në të gjitha fushat.
“Shqiptarët ju janë përherë mirënjohës për atë çka ju keni bërë dhe vazhdoni të bëni për shqiptarët në përgjithësi dhe në veçanti për shqiptarët në Kosovë dhe Republikën e Kosovës,” u shpreh ai. Në këtë kontekst, ambasadori Selimi vlerësoi realizimin e rrugës së kombit nga qeveria shqiptare si një nga ngjarjet më madhore, me një kontribut të jashtëzakonshëm për lidhjet vëllazërore midis shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë.
Më tej, në takim u rikonfirmua vendosmëria e të dy vendeve për të intensifikuar e konsoliduar bashkëpunimin midis të dy vendeve në të gjitha fushat dhe për të eliminuar të gjitha barrierat burokratike në shkëmbimet midis dy vendeve, bazuar mbi modelet më të shkëlqyera, të zbatuara tashmë me sukses në Bashkimin Europian.
Duke u ndalur tek 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, u rikonfirmua se kjo ngjarje madhore në historinë moderne të shtetit shqiptar, por edhe të kombit do të festohet këtë vit sëbashku nga të gjithë shqiptarët me dinjitet, si nderimi më i madh që i bëhet përpjekjeve shekullore të kombit për liri e dinjitet, si dhe ngjarjeve e figurave të rëndësishme historike të të gjitha trevave shqiptare, të cilët bënë të mundur krijimin e shtetit modern shqiptar, por edhe ëndrrën e çdo shqiptari për rikthimin në vlerat e lirisë dhe qytetërimit europian.
Ndërsa Ambasadorja ceke e siguroi kryeministrinse, Republika Çeke do të mbështesë fuqishëm Shqipërinë në të gjitha hapat e saj të mëtejshëm, për të marrë sa më parë statusin e vendit kandidat dhe për t’u bërë anëtare e plotë e Bashkimit Europian. Në këtë kontekst, ambasadorja Tomashova shprehu vlerësimin më të lartë të vendit të saj për miratimin e Planit të Veprimit për adresimin e rekomandimeve të Komisionit Europian, duke e konsideruar atë një zhvillim shumë të rëndësishëm në ecurinë pozitive që Shqipëria ka shënuar gjatë kësaj periudhe, në kuadër të procesit të integrimit e marrjes së statusit kandidat.
(ma.ar/BalkanWeb)