Vlorë, kapet një shtetas, tentoi të vriste 35-vjeçarin

Në pranga përfundoi shtetasi Andion Hanxhari, 22-vjeç, teksa u shpall në kërkim N.F, 34-vjeç.
Policia sqaroi se këta shtetas në vendin e quajtur “Aksonistja” pas një konflikti për motive pronësie kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin A. S., 35-vjeç, banues në Vlorë dhe janë larguar menjëherë.
Në sajë të punës së bërë nga Strukturat Kundër Krimeve të Rënda është bërë i mundur identifikimi i të dy autorëve të dyshuar dhe pak më vonë kapja e njërit prej tyre. Menjëherë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Adion Hanxhari dhe po punohet për kapjen e bashkautorit tjetër të këtij rasti. /Start/
2012-03-23 11:09