E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkujtohet Mithat Frashëri në 132 vjetorin e lindjes

TIRANË- Është përkujtuar sot 132 vjetori i lindjes së Mithat Frashërit, personalitet i njohur i politikës dhe letrave shqipe në vitet 1900-1945, themelues i lëvizjes “Balli Kombëtar”.

Me këtë rast përfaqësues të Partisë “Balli Kombëtar Demokrat” si dhe të shoqatës Lumo Skëndo organizuan një konferencë të përbashkët shkencore ku ishte i pranishëm edhe ministri i Kulturës, Aldo Bumci.

Studiuesit vlerësuan krijimtarinë letrare, sociokulturore dhe politike të Mithat Frashërit. Gjatë pesë dekadave të sundimit komunist figura e tij është sulmuar dhe anatemuar nga sistemi totalitar, ndërkohë që përkrahës të tij shprehin rezerva se edhe sot pas 20 vitesh vepra e tij ka mbetur në hije.

Mithat Frashëri ose Lumo Skendo sic është njohur gjatë luftës, ka qenë ministër i Punëve Botore në qeverinë e parë shqiptare, delegat i Stambollit dhe "Vatrës" në Konferencën e Paqes në Paris, më 1920. Njëherazi pjesëmarrës në Konferencën e Mukjes (1943) kur mes forcave politike shqiptare u arrit marrëveshje për mbrojtjen e atdheut, e cila më pas u prish, kurse Mithat Frashëri, pas ardhjes së komunistëve në pushtet u arratis në Amerikë. Mithat Frashëri vdiq më 3 tetor 1949 në Nju Jork.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›