E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon drejtuesit e BERZH: Sektori energjetik tërheq investimet e huaja

21-06-2012 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me anëtarë të Bordit të Drejtuesve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, (BERZH) të cilët ndodhen për një vizitë në vendin tonë. Kryeministri Sali Berisha duke e vlerësuar klimën e Shqipërisë si mjaft të favorshme për investitorët e huaj Shprehu nevojën dhe besimin për vazhdimin e financimit të projekteve nga ana e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, edhe në të ardhmen.
Duke e vlerësuar dhe konsideruar një bashkëpunim të suksesshëm në shumë projekte të realizuara në Shqipëri, përfaqësuesit e BERZH shprehën angazhimin e tyre për vazhdimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi me qeverinë shqiptare edhe në të ardhmen.
Nga ana e tij, Kryeministri Berisha, i falënderoi përfaqësuesit e lartë të BERZH, për mbështetjen financiare të projekteve në sektorë kyç për vendin, si në infrastrukturë, energji, duke vlerësuar në mënyrë të veçantë kontributin e kësaj banke në sektorin energjetik.
Më tej, kryeministri i njohu përfaqësuesit e BERZH me ecurinë pozitive të projekteve ekzistuese, të cilat janë aktualisht në zhvillim, duke shprehur vlerësimin për punën e përfaqësuesve të tyre në vendin tonë, si dhe për mbështetjen që ata kanë ofruar, jo vetëm në projekte të cilat po realizohen, por edhe për të ndihmuar në mundësinë e tërheqjes dhe nxitjes së investimeve, kryesisht  në fushën e energjisë.
Kryeministri i njohu ata me përpjekjet dhe masat konkrete të ndërmarra nga qeveria shqiptare në vazhdimësi për krijimin e një klime sa më të favorshme për tërheqjen e investimeve të huaja, në të gjitha fushat veçanërisht në sektorin energjetik, agroindustri, turizëm, etj, si rezultat i të cilave këto investime janë rritur ndjeshëm në 4 mujorin  e parë të këtij viti.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›