Prefekti i Elbasanit: Masa të rrepta kundër aksidenteve

Dy ditë më parë, tre të rinj humbën jetën në një aksident rrugor në Elbasan, duke regjistruar kështu tragjedinë e radhës në rrugët shqiptare.
“Të merren masa ndëshkuese deri në sekuestrimin e të gjitha mjeteve tip motoçikleta që qarkullojnë në rrugë pa targa dhe pa kaska, me qëllim evitimin e aksidenteve", theksoi Deliallisi. Ai mblodhi sot në një takim drejtuesit e strukturave të qarkullimit rrugor, drejtuesit e pushtetit vendor si dhe drejtorët e institucioneve të qarkut të Elbasanit, nga ku kërkoi që policia rrugore të zhvillojë kontrolle të rrepta ndaj drejtuesve të automjeteve dhe të parandalojnë aksidentet.
Gjithashtu, Prefekti i Qarkut të Elbasanit kërkoi që të merren masa edhe ndaj zhurmave të orëve të natës. "Agjencia Rajonale e Mjedisit në bashkëpunim edhe me Policinë e Rendit të marrin masa dhe të parandalojnë zhurmat në orët e vona të natës në të gjitha lokalet që ndodhen në qytet" u shpreh Deliallisi. /Start/
2012-06-21 10:34