E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon krerët e opozitës në Kosovë

Pas këtij takim, Berisha u shpreh se këto ditë të vizitës në Kosovë ishin nga më të veçantat e jetës së tij dhe se, para së gjithash, në këtë vizitë Kryeministri shpreh mirënjohjen e tij ndaj udhëheqjes politike të Kosovës, dhe ndaj zotit Haradinaj, për kontributin e tyre të çmuar, të madh dhe historik, në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. 

Nga ana e tij, Haradinaj falënderoi Kryeministrin Berisha për kontributin e tij në procesin e pavarësisë së Kosovës dhe në procesin e njohjes së saj, si dhe për ndërtimin e aortës së kombit, rrugën Durrës –Kukës. Gjithashtu, Berisha zhvilloi dje në Prishtinë, takime të ngrohta edhe me Nexhat Dacin, kryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë dhe Bexhet Pacollin, kryetar i Partisë  Aleanca e Re për Kosovën. Kryeministri Berisha dhe përfaqësuesit e partive politike opozitare në Kosovë u ndalën edhe për procesin zgjedhor.

Lidhur me këtë, Kryeministri theksoi se opozita ka si të drejtë më parësore të kërkojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe garantoi se për sa kohë ai do të ishte në pushtet do t’i njohë opozitës këtë të drejtë të shenjtë. Kryeministri shprehu dëshirën e tij dhe bindjen se procesi i ardhshëm zgjedhor në zgjedhjet lokale në Kosovë do të jetë në lartësinë e dinjitetit dhe aspiratave dhe maturisë demokratike të qytetarëve të Kosovës.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›