E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimineli Radovan Karaxhiç del para Gjykatës së Hagës

Ai po vetëmbrohet ndaj 11 akuzave për krime lufte, krime kundër njerëzimit, përfshirë gjenocid mbi masakrën e rreth 8 mijë burrave dhe djemve në Srebrenicë gjatë luftës në Bosnjë.

Radovan Karaixhiçi i ka thënë gjykatësve se ka nevojë për dhjetë muaj të tjerë që të përgatisë çështjen. Gjithashtu ka tensione midis gjykatësve dhe prokurorëve të çështjes që mund të shkaktojë vonesa, ndërsa pala paditëse po i reziston presionit për t'i hequr atij disa akuza.

Gjykatësit duan që të përfundojnë procesin gjyqësor brenda 2 vjetëve, pasi gjykata përfundon punën e saj në vitin 2013 dhe se si gjykatësit arrijnë të manaxhojnë procesin gjyqësor do të ndiqet me vëmendje.

Kritika të shumta pati edhe mbi procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit jugosllav, Sllobodan Milloseviç, që përfundoi pa dënim pas katër vjetësh kur ai vdiq ndërsa ndodhej në paraburgim.

Tani detyra e gjykatësve në rastin e Karaxhiçit është që të përshpejtojnë gjërat duke vendosur balancë midis interesave të ndryshme në sallën e gjyqit - atyre që padisin, palës së akuzuar dhe viktimave.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›