Berisha takon kryetarin e Bashkimit Anglishtfolës: Gjuha angleze edhe për parashkollorët

Tiranë, 8 shtator NOA- Kryeministri, Sali Berisha priti sot në takim Lordin Alan Watson, kryetar i Bashkimit Anglishtfolës.
Lordi Watson ndodhet për vizitë në vendin tonë me rastin e lançimit zyrtar të përfaqësimit të Bashkimit Anglishtfolës në Shqipëri, gjatë ceremonisë së të cilit, Kryeministrit Berisha i është dhënë edhe certifikata e Presidentit të Nderit të Bashkimit Anglishtfolës për Shqipërinë.
Berisha e falënderoi atë për përzgjedhjen që Bashkimi Anglishtfolës i ka bërë Shqipërisë duke e cilësuar këtë një eveniment jashtëzakonisht të rëndësishëm.
Duke vlerësuar rëndësinë dhe peshën, që gjuha angleze ruan në arenën ndërkombëtare, në të gjitha fushat, qoftë në atë të marrëdhënieve ndërkombëtare, jurisprudencës, shkëmbimeve kulturore, tregtare, deri te shoqëria e informacionit dhe bota e internetit, Kryeministri Berisha i bëri me dije Lordit Watson për angazhimin e qeverisë shqiptare për promovimin e mëtejshëm të gjuhës angleze në vend, si brenda institucioneve arsimore, ashtu edhe me gjerë.
Në këtë kontekst, kreu i qeverisë theksoi se në mandatin që sapo ka filluar, qeveria shqiptare do ti kushtojë një rëndësi të veçantë promovimit të mësimit të gjuhës angleze edhe për moshat parashkollore, krahas konsolidimit të vazhdueshëm të infrastrukturës teknike e njerëzore për nivele evropiane të mësimdhënies së gjuhës angleze në të gjitha shkollat në vend.
Lordi Watson e falënderoi kryeministrin Berisha për angazhimin e tij dhe të qeverisë shqiptare, për promovimin e mëtejshëm të gjuhës dhe kulturës angleze në vend dhe i shprehu Berishës angazhimin e tij dhe të Bashkimit Anglishtfolës për ti ofruar mbështetje qeverisë shqiptare, në veçanti në projektet që kanë të bëjnë me promovimin e gjuhës dhe kulturës angleze, në fushën e arsimit dhe më gjerë.
Në takim gjithashtu u diskutua mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
k.k/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")