E Shtunë, 31 Tetor 2026

A/H1N1, 30 raste të konfirmuara në vend

Në vendin tonë nuk janë konfirmuar deri tani raste të reja të prekura me virusin A (H1N1), të njohur ndryshe si gripi i derrave, duke mbajtur të pandryshuar numrin zyrtar prej 30 vetësh. Lajmi konfirmohet nga Instituti i Shëndetit Publik.
Ndërkohë, pritet përgjigja e analizave edhe për 6 raste të tjera të dyshuara për këtë virus, mostrat e të cilëve janë dërguar në Laboratorin e Referencës për Europën Juglindore në Rumani. Për rastet e dyshuara, mostrat për 1 rast janë marrë në Laç dhe për 5 të tjerë në Tiranë. Referuar grupmoshës, Ulqinaku pohon se 1 rast i dyshuar i përket moshës pediatrike dhe 5 të tjerë grup-moshave të rritura.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›